Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e ri të “Lungomare 3”, i cili shtrihet përgjatë vijës bregdetare nga tuneli i Ujit të Ftohtë në Vlorë deri në Radhimë dhe Orikum.
Rama tha se zhvillimi i mëtejshëm i zonave me potencial të lartë turistik do të jetë një nga përparësitë e punës për sezonet e ardhshëm turistikë.
Gjithashtu Rama tha se ky investim do ta ndryshojë tërësisht pamjen duke u bërë si ato zonat më të populluara gjatë plazhit në Spanjë e në Greqi.
“Kthimi i saj në pedonale do të jetë një spektakël i paparë, do ta bëjë këtë zonë si ato zonat më të populluara gjatë plazhit në Spanjë e në Greqi. Orikumi, Borshi dhe Ksamili janë tre zona me një potencial të madh. Ndërhyrja këtu, siç bëmë në Vlorë, do të ndryshojë tërësisht pamjen.” u shpreh kryeministri Rama.