SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar lokal gjatë orëve të pasdites.

Nga dita e mërkurë, masat e ftohta ajrore do të përhapen gradualisht, duke sjellë shtim të vranësirave dhe reshje lokale shiu gjatë pasdites dhe mbrëmjes, si dhe ulje të theksuar të temperaturave. Të enjten, ndikimi i këtyre masave të ftohta polare do të vijojë, me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu, ndërsa në zonat malore priten reshje bore.

Të premten pritet mot me alternim kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa lokalisht mund të ketë reshje të izoluara shiu, dhe borë në zonat malore. Në mëngjes, temperaturat mund të zbresin deri në vlera negative, dhe nuk përjashtohet mundësia e paraqitjes së fjollave të borës edhe në zonat më të ulëta, veçanërisht në zonën e Llapit.

Të shtunën, moti pritet kryesisht me diell dhe vranësira, me reshje të pakta lokale shiu, dhe temperatura e mëngjesit do të jetë negative në disa zona. Dita e diel do të vijojë me diell dhe vranësira, me mundësi për reshje të izoluara, ndërsa temperaturat maksimale do të shënojnë rritje.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi nga 15 deri në 52 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 26°C, duke reflektuar ndryshimet nga ndikimi i masave të ngrohta dhe të ftohta ajrore.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *