U bë nënë për herë të parë në moshën 41-vjeçare, Diellza Kolgeci tregon historinë e veçant

Ish-Miss Kosova e vitit 1996, Diellza Kolgeci krahas angazhimeve artistike, është edhe nënë e një vajze.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se pse zgjodhi që të bijen ta pagëzojë me emrin Helena.

“Unë çdo vit organizoj Ballon Shqiptare, jam organizatore dhe kemi shumë mysafirë që vijnë nga Shqipëria në këtë event që bën bujë.

Edhe para 10 vitesh, kur po përgatisja ato logot, ftesat për Ballon Shqiptare, kam hulumtuar shumë mbi historinë.

Më pëlqen historia.

Kështu më doli një figurë e disa viteve më herët, ku ishte Helena me plis, do të thotë ishte e kohës së Ilirëve dhe aty fillova të hulumtoja pak më shumë për emrin Helena.

Si shumica e shqiptarëve, unë mendoj që emri Helena nuk është emër grek, por është emër shqiptar”.

Më tej, e pyetur, se si ndihet që u bë nënë në moshën 41-vjeçare, Diellza deklaroi se kjo ndjesi nuk njeh orë biologjike. Sakaq, ajo zbuloi dhe se si pas lindjes u kthye menjëherë në formën e duhur trupore.

“Edhe në intervistat e mia shumë kohë më parë, gjithmonë kam thënë që para të 35 nuk planikoj të bëhem nënë.

Fal zotit unë kam qene e shëndetshme dhe kthehem nga ajo që ora biologjike tani ka ndryshuar.

Unë kam humbur shumë peshë gjatë procesit të gjidhënies.

Kjo nuk ka ndodhur vetëm te unë, por ka ndodhur dhe te shumë gra, por është pak gjenetike sepse unë nuk jam ruajtur në ushqim.

Unë merrem me shumë sport dhe asnjëherë nuk kam qene nga ato që ruhem në ushqim.

Por unë kam pasur një tjetër problem, sepse pasi kam lindur vetëm kam humbur kilogramë dhe më është dashur të ha ekstra.

Mund të jetë pak gjenetike, mund të jetë dhe pak stresi, sepse ishte hera e parë që u bëra nënë dhe pagjumësia.

Shumë gra thonë që barkun e paske petë, mirëpo ajo me siguri ka qene nga stresi dhe pagjumësia”.

Related Posts

Haradinaj me mesazh të ashpër për Marko Gjuriqin: “Nëse don me jetu, mos ia mësy Kosovës”

Një imazh që po qarkullon në rrjetet sociale ka nxitur reagime dhe diskutime, pasi në të paraqitet një mesazh i atribuar kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e…

Qytetari: Pavarësinë e solli Albin Kurti

Një qytetar ka nxitur reagime në rrjetet sociale pas një deklarate të tij lidhur me çështjen e pavarësisë së Kosovës. Në prononcimin e tij, ai ka dhënë…

Flamur Noka: Do ta rrëzojmë Ramën, e kemi ndarë mendjen!

Flamur Noka deklaroi nga Kukës se viti 2026 do të jetë një periudhë qëndrese, përballjeje dhe protestash nga opozita, deri në arritjen e objektivit për krijimin e…

Drejtoresha e QSUT-së: ‘Nuk jam në dijeni që mjekët u marrin lekë pacientëve’!

Në një konferencë për shtyp të zhvilluar këtë të enjte, ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, së bashku me drejtoreshën e Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Anxhela Paparizo,…

“Tradhtar, tradhtar, çohu ik nga zyra ime”, plas sherri mes Osmanit dhe Kurtit! Zbulohet takimi

Është raportuar për një përplasje të fortë në majat e shtetit në Kosovo mes Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti. Sipas pretendimeve të bëra publike, mes…

“Thikë pas shpine”/ Ish-ministri i bën APEL PUBLIK Ramës: Mos i dorëzoni çelësat e…

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ka bërë thirrje publike kryeministrit dhe qeverisë që të mos shpallin fituesin për ndërtimin dhe menaxhimin e Porti i Durrësit. Sipas…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *