Ndër telashet më të shpeshta në familje, janë ato ku përfshihen kunatat. Mosmarrëveshjet mes tyre shpesh herë përcillen me ofendime, të shαra e kërcëηime, por në shumë raste përshkallëzohen edhe në “përleshje” fizike ndaj njëra-tjetrës.
Një konflikt mes kunatave ka ndodhur së fundi në një familje në fshatin Peran të Podujevës, ku një grua dyshohet se sulmoi fizikisht kunatën e saj.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka denoncuar rastin në Polici, ku ka njoftuar se 22-vjeçarja e ka rrahur duke e kapur për fyti.