“SPAK do t’i thajë ‘trungun’ Berishës”, Artan Hoxha tregon LËVIZJEN e radhës të…

Ish-kryeministri Sali Berisha është vënë nën hetim për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e ‘korrupsionit pasiv’.

I ftuar në “Top Talk”, gazetari i kronikës Artan Hoxha ka deklaruar se situata në të cilën gjendet aktualisht Berisha është pasojë e vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për ta shpallur ‘Non Grata’.

Sipas Hoxhës, bazuar në precedentët e mëparshëm, dy janë mënyrat se si funksionon SHBA; të godasin direkt ose të thajnë burimet. Gazetari theksoi se kur Berisha u shpall ‘non grata’ për minim të demokracisë dhe përfshirje në afera korruptive ishte paralajmërimi i parë për t’u tërhequr. Fakti që ish-kryeministri vendosi të përballej duke mos bërë hap pas, solli pasojën tjetër, që është ‘tharja e burimeve’ që financojnë fushatat e tij.

“Unë mendoj se hapi tjetër i SPAK-ut do të jetë të godasë të gjithë rrethin e afërt të Berishës dhe paratë që financojnë aktivitetin e Berishës”– theksoi Hoxha, duke shtuar se: “Në këto momente Berishës i mbetet vetëm të vendos se çfarë do të bëjë me vendimin që i ka komunikuar gjykata për detyrimin për paraqitje dhe dorëzimin e pasaportës për të mos lejuar lëvizjen jashtë territorit të Shqipërisë”

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *