Berisha: O sharlatanë lironi dhëndrin tim se…, s’ka marrë as 10% të pronave që i takojnë

Sali Berisha i cilëson shpifje akuzat e ngritura nga SPAK për privatizimin e komplektit Partizani. Në një konferencë për mediat këtë të hënë, Berisha e cilësoi dosjen si “dokumentin paçavure të Edi Ramës dhe larove të tij skapistë”, hodhi poshtë çfarë thuhet në të, duke dhënë versionin e tij për secilën nga pikat.

“SKAPI dhe Edi Rama i fsheh këto dokumente. Pas 3 viteve hetime policeske, Rama dhe larot e tij, mbi kallëzime të rreme, përfundojnë në mjerimin dhe poshtërimin e tyre, të vendosin masë sigurie dhe arrestim për personin që është nën hetim, pasi kanë fshehur dhe manipuluar qindra dokumente.

Do faktoj daci-baon me fletë më të gjata. Në daci-baon e tij, Edvini dhe larot e tij, kompensimi për familjet ka nisur në 94 dhe deri në 2005. Kthimi i pronave ka nisur në vitin 95. Ata kanë marrë në përputhje me ligjin e pronës një pjesë të pronave të tyre, deri në 2009 me privatizimin.

Dhëndri i im pronar, i cili nga të dy gjyshërit, s’ka marrë as 10% të asaj që i takon. Për këtë qëllim amendova ligjin në vitin 2004 dhe zgjata me një vit afatin e dorëzimit të dokumenteve të ish-pronarëve për të kërkuar pronat e tyre.

Këtu mund të përdorja çdo epitet, por po i pyes këta mender zyrtarë, po Fatos Nano që kishte zgjatur para meje me 2 vite afatin për zgjatjen e procedurave. E bëri për dhëndrin tim? Sharlatanë! S’keni moral.”

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *