“Do ta zhdukja fjalën ‘kosovar’ e ‘maqedonc’, ata janë shqiptarë”, Tufa për një Kombëtare..

Bashkim Tufa ka qenë i pranishëm në emisionin “Ora Sport” në “Ora News” për të diskutuar rreth Kombëtares shqiptare. Gazetari i njohur ka kërkuar një Kombëtare të përbashkët, që sipas tij do të ishte më e fortë se skuadra aktuale.

Sipas tij, termat ‘kosovarë’ dhe ‘maqedonas’ nuk duhet të ekzistojnë, pasi në fund të fundit, të gjithë janë shqiptarë.
“Në fakt, shumë vite më përpara kam thënë që ne duhet të kemi një Kombëtare. Sepse mund të kemi një Kombëtare shumë dinjitoze, jo të zhdukim Kombëtaren tjetër.

Shqipëria ka shansin më të madh në raport me të tjerët për të bërë një seleksionim dhe për të paraqitur një Kombëtare të shqiptarëve shumë më të fortë se kjo. Shumë më të fortë nëse jemi një. Pati disa debate, që i morëm (lojtarë) Kosovës.

Histori koti që sot duken qesharake. Madje do t’i fshija këto ‘kosovarë’. Jo vetëm një Kombëtare, por do të zhdukja dhe fjalën ‘kosovar’, ‘maqedonas’. Ata janë shqiptar. Nuk themi ne ai është vlonjat. Ai është shqiptar në radhë të parë”, ka deklaruar Bashkim Tufa.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *