Dosja e ‘Partizanit’/ Fatmir Mediu dhe Genc Ruli: Nuk e dinim se Malltezi ishte trashëgimtar

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht dosjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’, aferë për të cilën është arrestuar dhëndri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi si dhe është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin si dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Ish-ministrat e Sali Berishës, Fatmir Mediu dhe Genc Ruli të thirrur në SPAK për hetimet për aferën e privatizimit të klubit Partizani kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni se trashëgimtar ishte dhëndri i Berishës Jamarbër Malltezi.

‘I pyetur më datë 21.09.2022, shtetasi Fatmir Mediu deklaron se Komisioni i mësipërm, është ndërtuar mbi një bazë të akteve ligjore. Në kujtesën e tij, pas kaq kohësh, nuk ka dijeni se kush e ka përcaktuar përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes. Praně Ministrisë së Mbrojtjes, ka pasur një drejtori dhe sektor përkatës e cila merrej me pronat dhe kombinonte bazuar në ligj me ministritë e tjera, dhe veçanërisht me METE-n. I pyetur nëse i është kërkuar nga ndokush, qe te fillonte procedurat për privatizim ne lidhje me Klubin e Futbollit Partizani, për terrenet dhe objektet e tij, deklaron se, është bazuar vetëm mbi aktet shkresore dhe ligjore ne lidhje me veprimtarinë e tij, te korrespondencave te mëparshme dhe te kohës qe ka qene ministër. Nuk ka pasur dijeni që trashëgimtar një pjese te tokës ku shtriheshin terrenet sportive dhe objektet e Klubit te Futbollit Partizani, ka qene shtetasi Jamarbër Malltezi.’- ka dëshmuar Mediu.
Genc Ruli deklaron se përshpejtimi i procedurave të privatizimit u bë pas kërkesës së pronarëve

‘11 pyetur me datë 27.09.2022 shtetasi Genc Ruli ka deklaruar: “…Pas vitit 2007 vijuam me procedurën e dytë që është vlerësimi dhe sipas ligjeve vlerësimi behej nga një komision i pavarur, me persona të licencuar dhe me një përfaqësues nga Ministria përkatëse. Përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes e caktonte normalisht Ministria e Mbrojtjes. Ekspertet u zgjodhën nga një listë e miratuar.” I pyetur nëse i është kërkuar nga ndokush, përshpejtimi i procedurave të privatizimit në lidhje me këtë objekt, apo ndonjë ndërhyrje tjetër në lidhje me këtë privatizim, shtetasi Genc Ruli është shprehur se beson se pronarët kanë bërë disa letra kryesisht në vitet 2005, 2006 ku sqaronin gjendjen e pronësisë dhe për të përfituar sipas ligjit, të drejtën e parablerjes. Person tjetër nuk ka pasur. Deklaron se në atë kohë, nuk ka qenë në dijeni që një ndër trashëgimtarët e familjeve që kishin pronësi në këto territore ka qenë shtetasi Jamarbër Malltezi, por sot nga mediat e di këtë fakt. Ai e ka ditur që kanë qenë pronare katër-pesë familje, një ndër të cilat familja Begeja. Personat që nënshkruanin në emër të kësaj familje ishin kryesisht ose Fatmir ose Bashkim Begeja.’- është shprehur Ruli, para prokurorisë./shqiptarja.com

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *