“6 llogari bankare dhe prona”, zbulohet pasuria e sekuestruar e Malltezit nga SPAK

Pas arrestimit mbrëmjen e djeshme nga SPAK, GJKKO ka vendosur sekuestro preventive të pasurive të paluajtshme llogarive bankare dhe aksioneve që Jamarbër Malltezi dispononte, raporton ‘Shqiptarja.com’.

Në sekuestro preventive:
– 16 pasuri të paluajtshme
– 6 llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek)
– 45% e kuotave te kapitalit themeltar në shoqëritë “Homeplan” shpk
– 100 % e kuotave të ‘Magnet IMO” shpk
– 60% e kuotave Magnet Gym&Fit

“Mbështetur në kërkesën datë 15.10.2023 të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 410 datë 20.10.2023, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasit J. M., 6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) në emër të shtetasit J. M., si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të shtetasit J. M. në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave)”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Malltezi u arrestua mbrëmjen e kaluar kur sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Gjithashtu, GJKKO ka caktuar dhe masë sigurie ‘deyrim paraqitje’ dhe ndalim dalje jashtë vendit për Sali Berishen.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *