Ky është momenti kur Jamarbër Malltezi arrestohet në aeroportin e Rinasit.
Ai u ndalua nga policia në Rinas ndërsa priste bashkëshorten e tij Argita Malltezi që kthehej nga Gjermania. Tre oficerë të policisë pa uniformë, iu afruan Jamarbër Malltezit në zonën e jashtme të aeroportit për ta ndaluar me urdhër të SPAK.
Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim dhe pastrim të produkteve në bashkëpunim me Fatmir Bektashin./L.F-dritare.net