Skandali i mbetjeve toksike/ Balluku nuk mban përgjegjësi e gjen fajtorin tek mediat, mos bëni pis Portin e Durrësit

Ditën e sotme, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka folur për herë të parë për skandalin e 800-ton mbetjeve toksike, të cilat u kapën në Tajlandë.

Opozita akuzon autoritetet shtetërore se po përpiqen të fshehin ngjarjen, kujtojmë se deklaratat e Ministrisë së Mjedisit, Drejtorisë së Doganave dhe Portit të Durrësit, të cilat hidhen ‘degë më degë’ për ta lënë fajin jetim.

Të gjitha deklaratat e institucioneve shtetërore, duket se janë të dirigjuara në deklaratët e tyre nga zyra e kryeministrisë, nga ku doli edhe Balluku e cila sot bëri një përpjekje për ta zvogëluar skandalin në një çështje konkurence.

“Nuk është asgjë e re, sigurisht ka edhe ekspertë të tranzitit të mbetjeve toksike. Autoriteti potual i Durrësit nuk ka asnjë lidhje me këtë proces. Janë procesuar nga një koncesionar që operon në Portin e Durrësit. Atutoriteti portuar dhe koncensionari që ka kryet transportin janë dy entitete konkurente”,- tha Balluku.

Gazetarët e pyetën Ballukun për skandalin dhe ligjin e mazhorancës për ligjin e mbetjeve, kur mazhoranca kishte deklaruar se e kishte siguruar kontrollin në Portin e Durrësit.

Balluku këmbënguli përsëri në pafajësinë e Portit të Durrësit (në varësi të saj), duke sulmuar mediat se po bën ‘pis’ portin e Durrësit, kur dihet nga të gjithë se ky port është kthyer në një autostradë të trafikut kombëtar dhe ndërkombëtar.

“Ke ardhur me një pyetje të përgatitur, edhe njëherë për ata që kanë bërë pyetjen, autoriteti portual i Durrësit nuk ka as tagër, as ekspertizë që të kontrollojë çdo kontenier se çfarë përmban. Nuk besoj se mbetet te media që të bëhet pis Porti i Durrësit, përqëndrohuni te koncensionari”, tha Balluku.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *