“Të përdorësh uniformën e mjekut si maskat e grabitqarëve të bankave, krim kundër njerëzimit”/ Reagon Rama për skandalin tek Onkologjiku

Edi Rama: As në ëndërr nuk e kishim parë dot një spital me këto kushte dhe ky spital nuk ka asgjë më pak se sa spitalet më të mirë të Evropës. Besim Elezi me kolegë i dha dritë këtij spitali, në kushtet më mizerabël, me mjete si në spitalet e mesjetës në Francë.

Në këtë territor ku jemi sot, mungonte thuajse gjithçka, por nuk mungonte figura dhe përkushtimi i mjekut. Sot nuk mungon thuajse asgjë, por fatkeqësisht, jo gjithnjë, figura dhe përkushtimi i mjekut janë në lartësinë e misionit që nis me Betimin e Hipokratit. Të mos jesh në lartësinë e detyrës është përgjegjësi, por në punën tuaj, është një hall shumë i madh për njeriun, kur me njeriun lidhet fati i shëndetit të tij. Por të marrësh licensën dhe të përdorësh uniformën më simbolike si maskat e grabitqarëve të bankave dhe të nxjerrësh para me ilaçin e të sëmurëve, është krim kundër njerëzimit. Koha e Besim Elezit ka ikur, kjo kohë, sikurse jep mundësi të reja, e bën njeriun të pandjeshëm.

Fatkeqësisht, nuk mund të thuhet se radhët e shëndetësisë jan pastruar nga zullumqarët e shëndetit. Rrjetat e merimangave të onkologjikut ishte më zi se korrupsioni i marrjes së parave për shërbimin, ishte krim kundër njerëzores. Tani të rikërkosh sot heronj si Elezi, kur mjekët shkonin në luftë me shpata, kur bota kishte shpikur raketat, nuk është mision i pamundur. Se po të mos ishin sot heronjtë kur Shqipëria u përball me Covid, numri i shqiptarëve që ndërruan jetë nën kthetrat e atij armiku të padukshëm do të kishte ku e ku më i madh.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *