Vuçiq tha tre, Gjuriq thotë se janë vrarë më së paku katër serbë, akuzon Kurtin

Ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriq, në një postim të tij në X ka thënë se janë katër serbë të vrarë nga grupi terrorist që sot sulmoi Policinë e Kosovës – ndryshe prej informacionit zyrtar të Policisë së Kosovës, e cila deri më tani ka raportuar për tre të vrarë. Po ashtu, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte thënë në konferencë për media për tre të vrarë.

Gjuriq vazhdoi retorikën e Vuçiqit, duke thënë se Kurti është përgjegjës për ngjarjen e sotme.

“Albin Kurti mban përgjegjësi për gjakderdhjen e sotme në veri të Kosovës. Serbia dënon pa mëdyshje dhunën në të cilën u vranë së paku katër serbë dhe një shqiptar i Kosovës (të paktën dy serbë u vranë nga zjarri snajper) dhe bën thirrje për veprim urgjent nga bashkësia ndërkombëtare. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurve nga kjo tragjedi. Gjakderdhja në veri të Kosovës është një tragjedi që ka mundur dhe është dashur të parandalohet”, ka pretenduar Gjuriq.

Gjuriq vazhdoi propagandën e tij se institucionet e Kosovës kanë “përndjekur qytetarët serbë të Kosovës”.

“Regjimi i Kurtit dhe ekstremistët e tij janë përfshirë në më shumë se 61 bastisje të paligjshme në zonat me shumicë serbe, kanë shkaktuar ose kryer 51 incidente të motivuara etnikisht dhe kanë kryer 22 lëvizje të mëdha përshkallëzuese. Gjatë gjashtë muajve të fundit shtatë civilë serbë janë qëlluar nga forcat e Kurtit, duke përfshirë fëmijë”.

Gjuriq është munduar që mesazhin e tij t’ua dërgojë edhe mediave prestigjioze ndërkombëtare, duke i përmendur poshtë postimit të tij.

Related Posts

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Intervista “hot” e Monika Kryemadhit: Kam dy vjet pa bërë s*ks, dy ditë para se të ndahesha me Ilir Metën

Monika Kryemadhi ka dhene nje interviste ndryshe ne Top Albania Radio duke treguar disa detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar se pas ndarjes nga…

85 ANIJE LUFTARAKE RRETHOJNË IRANIN, Avionët BOMBARDUES gati për sulm, 1100 avione gati

85 anije luftarake rrethojnë Iranin, duke ngritur alarmin për një përshkallëzim të mundshëm të situatës. Raportimet për grumbullim masiv të forcave ushtarake po përhapen me shpejtësi, duke…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *