Ky është MOSTRA që torturoi gruan dhe e mbajti mbyllur në banesë për dy vjet rresht se lindi vajzë

Ky është 28-vjeçari shqiptar i cili për dy vite me radhë ushtroi dhunë barbare ndaj bashkëshortes së tij dhe tentoi disa herë ta vriste.

Aurel Kurti, nga Klosi, nisi dhunën ndaj 22-vjeçares kur u bë e ditur gjinia e fëmijës së tyre pasi nuk donte vajzë!Tortura ndaj bashkëshortes u zbulua mbrëmjen e së enjtes (21 shtator) kur fqinjët shpëtuan të renë nga duart e tij, pasi po tentoi ta mbyste brenda banesës ku jetonin.

Aurel Kurti e kishte kapur me duar për qafe, por kanë qenë britmat e 22-vjeçares që kanë mobilizuar banorët të cilën kanë shkuar tek banesa duke goditur dyert me forcë për ta shpëtuar. Në atë moment shqiptari ka tentuar të ikë nga dera e jashtme por është kapur nga fqinjët, të cilët më pas ia dorëzuan policisë.

Kur efektivë hynë brenda e gjetën shqiptaren të gjakosur me vajzën 2 vjeçe e gjysmë në krahë duke e përqafuar.

Çifti u martua në Shqipëri kur vajza ishte vetëm 18 vjeç, në një martesë të detyruar nga familja e saj.

Rreth një vit e gjysmë më vonë ata u bënë prindër të një vajze. Dy vite më parë, në vitin 2021, 28-vjeçari u shpërngul me të renë dhe foshnjën në Greqi, në një zonë pranë Volosit, ku Aurel Kurti punon si ndërtues.

Dhuna ndaj të resë zgjati dy vite dhe bashkëshorti e mbajti 22-vjeçarin dhe fëmijën të mbyllur dhe të izoluar plotësisht në shtëpi, ndërsa fëmija nuk kishte shkuar asnjëherë tek mjeku.

Në dy vitet e izolimit, në pesë muajt e fundit ajo nuk e pa as dritën e diellit, pasi i ndalohej as të dilte në oborrin e shtëpisë.

Gjatë gjithë kësaj kohe ai e mbante rob. Përveç torturave të tmerrshme që përjetoi gruaja në një shtëpi që i ishte kthyer në burg, bashkëshorti i saj i kishte ndërprerë lloj ndërveprimi shoqëror dhe e shantazhonte çdo ditë.

Ai e kërcënoi se do të shkonte vetë në Shqipëri për të vrarë prindërit e saj, nëse ajo do t’u tregonte familjarëve se çfarë po kalonte ose do të përpiqej të largohej.

Related Posts

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Intervista “hot” e Monika Kryemadhit: Kam dy vjet pa bërë s*ks, dy ditë para se të ndahesha me Ilir Metën

Monika Kryemadhi ka dhene nje interviste ndryshe ne Top Albania Radio duke treguar disa detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar se pas ndarjes nga…

85 ANIJE LUFTARAKE RRETHOJNË IRANIN, Avionët BOMBARDUES gati për sulm, 1100 avione gati

85 anije luftarake rrethojnë Iranin, duke ngritur alarmin për një përshkallëzim të mundshëm të situatës. Raportimet për grumbullim masiv të forcave ushtarake po përhapen me shpejtësi, duke…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *