Lëkundje sizmike janë ndjerë mëngjesin e sotëm në juglindje të vendit.
Sipas institutit të GjeoShkencave tërmeti ka patur epiqendrën e tij 20 KM larg qytetit të Ersekës, vend ku dhe është ndjerë më tepër. Magnituda e tërmetit ka qenë 4.1 ballë e shkallës Rihter.
Deri më tani nuk janë raportuar dëme në njerëz apo materiale.