Çerma ka kujtuar një përgjigje të aktorit italian Roberto Benigni, për të përforcuar idenë se pavarësisht mungesave materiale apo lirive të caktuara, në atë kohë kishte më shumë dashuri të vërtetë sesa sot:
“E po… natyrisht, ne, në krahasim me ju që jetoni në këtë kohë kemi vuajtur për s*ks, ama sa për dashurinë – dashurinë tonë në ato vite ju as keni për ta ndjerë kurrë.”
Në mënyrën e tij karakteristike, Çerma ndau një episod personal të viteve të diktaturës, ku një fëmijë i vogël kërkonte librin “Aventurat e Pifit”, por për shkak të keqkuptimit që emri “Pif” ngjante me një fjalë banale, u ndëshkua nga gjyshja dhe u bë “shkak paniku” mes grave të lagjes.
Ai e përdor këtë histori për të theksuar absurditetin e moralizimeve të asaj kohe, duke vënë në kontrast më pas atë me mënyrën si është banalizuar dashuria sot.
Në fund të postimit, Çerma godet ashpër realitetin aktual:
“Sot ‘Pifat’ kanë dalë sheshit jo vetëm si qen, por edhe si çakej, si kuçedra, si lubij… Dashuria është kthyer në një kurvëri të neveritshme, ku çdo pjesë e trupit dhe shpirti shitet si në pazar.”