Deklarata të forta nga Greqia, politikania: Edi Rama u dërgua në Harvard me bursë nga fondacioni grek! E zgjodha unë, kam bërë shumë gabim

Media greke “Protothema” ka publikuar së fundmi një artikull në të cilin i referohet një deklarate të bërë nga ish-deputetja e Demokracisë së Ren, Niki Tzavella, lidhur me studimet e kryeministrit Edi Rama në Universitetin e Harvardit.

Sipas ish-deputetes, kreu i qeverisë shqiptare ka studiuar në Harvard falë një burse të financuar nga një fondacion grek, në një periudhë kur ai mbante funksionin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ajo thekson se në atë kohë ishte nënkryetare e fondacionit dhe përgjegjëse për përzgjedhjen e studiuesve nga Evropa Juglindore.

Në një postim të bërë në platformën “X”, Tzavella pohon se ishte vetë ajo që e përzgjodhi Ramën për këtë bursë. Sipas asaj, një nga kriteret kryesore për përfitimin e bursës ishte prejardhja nga minoritetet. Ajo pretendon se Rama e përmbushte këtë kriter, pasi nëna e tij ka qenë me origjinë greke.

Megjithatë, Tzavella e cilëson sot këtë vendim si një “gabim të madh”. Në deklaratën e saj, ajo shprehet se në kohën kur u mor vendimi, Rama nuk kishte profilin që ka sot dhe se përzgjedhja u bazua në njohuritë e saj për Shqipërinë dhe situatën institucionale në vend.

“30 vjet më parë ai nuk ishte famëkeq. E zgjodha për shkak të njohurive të mia shumë të mira për Shqipërinë, për shkak të punës sime të mëparshme atje. Ai ishte gjysmë minoritet, kishte kualifikimet e kërkuara (kryetar bashkie, të cilat nuk i kishin njerëzit e tjerë të minoriteteve. Ishte e detyrueshme që ai të ishte institucional) dhe sigurisht që ishte i aftë”, shkruan Tzavella, duke shtuar se në atë periudhë kishte shumë pak kandidatë nga Evropa Juglindore që plotësonin kushtet për një arsimim në Harvard.Ajo gjithashtu përmend se një tjetër shqiptar që përfitoi nga i njëjti program studimi u bë më vonë Ministër i Financave, duke theksuar se fondacioni kishte nxjerrë figura të rëndësishme politike nga rajoni.

Megjithatë, lidhur me këto deklarata të ish-deputetes greke dhe pasqyrimin e tyre në median Protothema, deri në këto momente nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga kryeministri Rama.

Nga ana tjetër, vlen të theksohet një element që ngre pikëpyetje mbi saktësinë e deklaratës së ish-deputetes. Në postimin e saj, ajo shprehet se bursa i është dhënë Edi Ramës rreth 30 vjet më parë dhe se ai ishte një kandidat i plotësuar, për shkak edhe se mbante funksionin e kryetarit të bashkisë.

Por, kjo periudhë “30 vite më parë”, që ish-deputetja e cek i përket viteve 1995-1996, ndërkohë që Edi Rama është zgjedhur kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 2000 dhe e ka ushtruar këtë detyrë deri në vitin 2011.

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *