Mali i Zi mesazh SPAK-ut, ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë dënohet me 10 vite burg; duhet të kthejë paratë e vjedhura

Vendimi shënon një precedent të rëndësishëm në rajon për ndëshkimin e zyrtarëve të lartë, në kontrast të plotë me Shqipërinë, ku pavarësisht thirrjeve nga SHBA dhe BE, asnjë gjyqtar apo prokuror i larguar nga vettingu nuk ka përfunduar në burg. Po ashtu asnjë zyrtari nuk i është kërkuar të kthejë paratë…

Drejtësia malazeze ka bërë një goditje të fortë sot, pas ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Vesna Medenica, është dënuar me 10 vjet burg për korrupsion të nivelit të lartë. Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, ajo u shpall fajtore për dy raste të ndikimit të paligjshëm në drejtësi, të lidhura me marrjen e parave dhe manipulimin e vendimeve gjyqësore.

Medenica, një nga figurat më të fuqishme të sistemit të drejtësisë malazeze për mbi dy dekada, u shpall e pafajshme për akuzën e krijimit të një organizate kriminale, por gjykata e gjeti fajtore për ndërhyrje të dyfishtë në vendimmarrje gjyqësore për interesa korruptive.

Ndërkohë, djali i saj, Miloš Medenica, u dënua me 10 vjet e 2 muaj burg për një sërë veprash penale, përfshirë krijimin e një organizate kriminale, kontrabandë, ndikim të paligjshëm përmes ndihmës, dhe pengim të drejtësisë. Atij iu caktua masa e arrestit me burg, për shkak të rrezikut për arratisje. Të dyve u janë konfiskuar pasaportat dhe ju ndalua dalja nga vendbanimi.

Përveç dënimeve me burg, Medenica dhe djali i saj janë detyruar të paguajnë nga 50.000 euro gjobë, si dhe të kthejnë në mënyrë të përbashkët me të akuzuarit e tjerë mbi 2.7 milionë euro, dëm ky i shkaktuar shtetit. Prokuroria Speciale është shprehur e kënaqur me dënimet, por paralajmëroi se do të apelojë vendimin për të kërkuar dënime edhe më të rënda.

Ky dënim është një mesazh për SPAK dhe GJKKO. Deri më sot i vetmi që ka marrë një dënim të lartë është Lefter Koka, i cili u dënua me 10 vite burg, por ju ul me gjykim të shkurtuar dhe doli nga qelia. Asnjë zyrtarë tjetër nuk ka marrë dënim shembullor. Po ashtu askujt nuk i është kërkuar të kthejë mbrapsht paratë e vjedhura.

Elementi tjetër është se SHBA dhe BE kanë kërkuar të dënohen gjyqtarët dhe prokurorët e ngelur në veting, por jo që nuk janë dënuar, por sot shijojnë milionat.

Shembulli më i vetëm mbetet Bashkim Dedja, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, i dënuar me vendim të formës së prerë vetëm me kusht, ndërsa dhjetëra të tjerë me pasuri marramendëse e të pajustifikuara, sot janë kthyer në deputetë, avokatë të pasur, pedagogë apo njerëz me ndikim në media. /Pamfleti

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *