Rama për zaptimin e hapësirave publike: Hiqini trarët për parkime e tendat nëpër lokale, do përballeni me gjoba e ndjekje penale
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të prerë dhe të qartë për të gjithë ata që kanë zaptuar hapësira publike, qofshin biznese apo individë: kanë vetëm dy javë kohë për t’i liruar, përndryshe do të përballen me masa të ashpra administrative dhe penale.
