Tragjike në Greqi, 13 vjeçarja goditet nga rrufeja teksa ishte në plazh duke pushuar me familjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Halkidiki. Një vajzë 13-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja. Mediat greke raportojnë se vajza ndodhej në plazhin e Poseidit në momentin kur ndohi tragjedia.

Familjarët kanë treguar se ishin duke u larë në Poseidi në Faro dhe kur kanë parë bubullimat kanë dalë jashtë, kanë tentuar të shkojnë te makina por nuk ia kanë dalë, pasi janë goditur nga rrufeja ndërkohë që vogëlushja ka mbetur e vrarë.

Edhe pse ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje nuk kanë mundur të kthejnë në jetë vajzën e mitur.

Mediat raportojnë gjithashtu se Haldikia është përfshirë gjatë ditës së sotme nga moti i keq.

E tronditur nga ngjarja kryebashkiakja e Kasandrës, Anastasia Chalkia, e konsideroi një moment shumë të rëndë për gjithë qytetin.

“Është një tragjedi që ka ndodhur nga hiçi në një moment gëzimi për familjen. Kjo gjë është vërtet e çmendur. Binte shumë shi dhe nga sa tha nëna e saj ajo po bëhej gati të largohej nga plazhi në atë moment. Ajo ishte një engjëll, një kukull, një studente dhe sportiste e shkëlqyer. Prindërit nuk mund ta kuptojnë se çfarë ndodhi. Fëmija sapo ishte duke ecur në plazh, ajo që ndodhi është tragjike”, tha ajo.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *