Shqipëria fiton arbitrazhin me Bankers Petroleum/ Braçe: Si zbulova që kompania po gënjente!

Shqipëria ka fituar gjyqin në Arbitrazhin Ndërkombëtar me kompaninë Bankers Petroleum. Kompania naftënxjerrëse në Patos-Marinzë kishte kërkuar në Arbitrazh që t’i njihen si shpenzime 236 milionë dollarë, por që u refuzua nga AKBN. Pas këtij vendimi në favor të Shqipërisë, Bankers Petroleum duhet të paguajë tatim mbi fitimin për aktivitetin e saj. Bankers do të duhet t’ i kthejë Shqipërisë shuma për llogari të fushës naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Kjo do të rrisë fitimet historike të fushës së naftës dhe do të çojë në pagesa të tatimit mbi fitimin ndaj shtetit shqiptar.

Për këtë vendim të fundit ka reaguar edhe deputeti i PS-së Erion Braçe. Përmes një postimi në rrjetet sociale Braçe tregon se si e kuptoi që kompania Bankers Petroleum po gënjente.

Postimi i plotë i Braçes:

“SHQIPERIA SAPO KA FITUAR NJE GJYQ TE FORTE, POOOOO DYQIND E TRIDHJETEGJASHTE MILIONE EURO!

NDAJ BANKERS PETROLEUM-kompania qe zoteron marreveshjen hidrokarbure per zonen me te madhe NAFTENBAJTESE ne vend!

Mezi e gjeta lajmin diku, mezi!

Te kish qene vendim kunder SHQIPERISE do ishte bere nami; tani qe eshte pro SHQIPERISE nuk behet nami!

Nejse, si njeri nga shqiptaret qe ne permbushje te detyres se deputetit eshte marre fort me kete ceshtje dhe vete BANKERS PETROLEUM, jam i gezuar;

Duke hetuar zbulova se Bankers genjente me shpenzimet e rikuperueshme e qe e favorizonin ne raport me koeficentin 1; ua prezantova kete qeverive te Sali Berishes, u perballa me ministrat e tij te Energjise e Financave por ishte qamet te ndryshonin qendrim; si kryetar i komisionit te Ekonomise bera te njejten gje me qeverite e Edi Rames, ministrat e tij dhe ata vertetuan keto pretendime;

Bankers nuk i pranoi gjetjet, shkoi ne Arbitrazh dhe sot HUUUUMBIIII PERFUNDIMISHT!

Rezultoi e provuar se Bankers per vite me rradhe ka genjyer me shpenzimet e rikuperueshme, ka fshehur fitimin dhe i eshte shmangur TATIM FITIMIT 50%!

Shume faleminderit gjithkujt qe u perfshi ne kete beteje;

Urime te gjitheve nga i pari deri tek ministrja Balluku; eshte fitore e madhe e precedent jetik per SHQIPERINE, pasurine me te madhe te saj!

Besoj se sot, nga Sali Berisha tek ministrat e tij, te tjere njerez te rendesishem qe u kthyen ne kliente te rendesishem te Bankers e qe slane gje pa the e kunder meje e te tjereve si une qe po mbronim interesin publik, TE NDJEHEN PO AQ HUMBES SA BANKERS!”, shkruan Braçe./K.C/dritare.net

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *