“Atë e kanë përzënë nga Kosova” – Baton Haxhiu replikon me Veliajn

“Secili prej analistëve ka kërkuar diçka në Bashkinë e Tiranës. E di ai çfarë ka kërkuar Ben Rreli për atë portalin që nuk jepet leje në Kopshtin Zoologjik? A e di ai tjetri se çfarë kërkuar për sondazhet që nuk i bën dhe faturon shifra të panevojshme dhe kur nuk e duan në Kosovë, në Shqipëri, e shohin akoma me më përbuzje dhe prandaj vlerësohet Tirana edhe në Kosovë se njerëzit më të poshtër që ata i kanë përzënë nuk qasen në Bashkinë e Tiranës dhe nuk kanë pikë aksesi”.

Ka qenë kjo deklarata që ka dhënë kryebashkiaku Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës pasi ka dhënë dëshminë e tij për 7 orë në SPAK për çështjen e inceneratorit

Edhe pse nuk e përmendi me emër, bëhet fjalë për Baton Haxhiun.

Ky i fundit pas kësaj, ka reaguar me anë të një shkrimi të gjatë, në të cilin thotë se Veliajn e ka takuar vetëm 3 herë dhe nuk ka kërkuar asgjë nga ai.

“Gënjeshtra e tij se unë i paskam kërkuar ‘sondazhe’ me çmime të ‘panevojshme’ nuk shpërfaq thjeshtë brendësinë e një njeriu paskrupuj dhe mashtruesi.

Fundja, unë me Erion Veliajn kam bërë vetëm biseda shumë sipërfaqësore në gjithsej dy apo tre takime për tërë jetën time, sepse mungesa e personalitetit moral dhe cektësia e tij politike kanë shkaktuar brenda meje vazhdimisht një dëshirë të papërmbajtshme për të qëndruar sa më larg tij.

Sidoqoftë, shpikja e tij se kritika e ime buron nga mospërmbushja e disa kërkesave për ‘sondazhe’ me ‘çmime të panevojshme’ shpërfaq nënvetëdijen e korruptuar të të parit të kryeqytetit të Shqipërisë.

Një fabulë e tillë buron nga një mendje, e cila edhe në nivelet më të skajme të gënjeshtrës, nuk mund të përfytyroj se kërkesa për dorëheqje vjen nga motivi i thjeshtë për llogaridhënie demokratike, mundësim të një hetimi pa presione institucionale dhe përgjegjësia politike nën kushte të një skandali të jashtëzakonshëm publik.

Këto nocione janë krejtësisht të huaja për një padinjitet si Veliaj sepse i tërë botëkuptimi i tij politik është transaksional: blerje dhe shitje e mbështetjes politike me shërbime e favore të ndryshme nga bashkia e interesave të tij.

Po ashtu, përfundimi i tij se unë jam një njeri i përzënë nga Kosova tregon më shumë sesa një pasaktësi faktike.

Unë vijoj të punoj pa reshtur në Kosovë e Shqipëri jo vetëm për t’i dhënë shtysë së mëtejme zhvillimit të gazetarisë mes dy vendeve por edhe duke shërbyer si një qytetar i angazhuar.

Në Kosovë, unë jam sulmuar për motive politike nga një parti në diskreditim e sipër si VV-ja e Albin Kurtit, gjuha helmuese e së cilës ka dhënë rezultatin e dhimbshëm për stërkeqjes mes marrëdhënieve ndër-shtetërore mes Kosovës e Shqipërisë, përçarjes së shqiptarëve në Preshevë, Maqedoni të Veriut dhe zvogëlimit të mbështetjes për një numër kërkesash kombëtare për shqiptarët në Mal të Zi.

Sido që të jetë, sot duket krejtësisht e qartë se sulmet e tyre të vrazhda në masë të madhe kanë qenë të motivuara për fshehje të përfshirjes së vetë atyre në skema mafioze”, shkruan Haxhiu.

“Edhe diçka për fund.

Për mua që shkruaj ndër të tjera u qortova se kisha ardhur në Shqipëri, sepse isha dëbuar nga Kosova.

Në të njëjtën kohë, stafi i tij nga Bashkia ka shpërndarë një postim me fytyrat e gazetarëve të cituar: një listë e vërtetë eliminimi.

Mua që shkruaj nuk më pëlqen të flasë për veten time, por kryetari duhet ta dijë se ne shqiptarët e Kosovës i kemi rezistuar shumë persekutimeve dhe diskriminimeve të tjera, kemi jetuar një luftë.

Dhe ju gjithashtu mbani mend që ne e fituam atë.

Tani pyesim veten nëse një njeri që tregon një respekt kaq të ulët për mediat e vendit të tij dhe që shkon aq larg sa i kërcënon publikisht ato, duhet të lejohet të qeverisë kryeqytetin e një vendi që dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Përsa i përket bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Kur Tommaso Buscetta u pendua dhe filloi t’i tregonte gjykatësit Falcone për organizimin e Cosa Nostra-s, ai pushoi së qeni mafioz”, përfundon Haxhiu.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *