Hetimi për Metën, SPAK u afrohet Abaz Dinos së kullave dhe Gentjan Sulës së Kodrës së Diellit, hetuesit në kërkim të parave të kreut të PL, skanohen një rreth biznesmenësh

Çifti Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kanë një pasuri të deklaruar me vlerë disa milionë euro, ndërsa si burim të ligjshëm të ardhurash kanë vetëm pagat si zyrtarë të shtetit, paga të cilat nuk mbulojnë dot as koston e ndërhyrjeve estetike të Monikës në fytyrë, pa llogaritur festat e çmendura, ditëlindjet, shkollimin e fëmijëve, veshjet, ushqimin, makinat, bizhuteritë etj.

Pasuria e fshehur e çiftit dyshohet se ka një vlerë disa miliardë euro, kamufluar brenda dhe jashtë vendit, madje deri në Afrikë, në offshore cash dhe një pjesë kthyer në pllaka floriri.

Në rrethet politike, të biznesit dhe mediatike tregohen me detaje histori se si ministra dhe drejtorë të LSI, çonin çdo muaj tek pronarët e partisë, çantat me para, produkt i aferave me paratë dhe pasuritë publike.

Pasuria që Ilir Meta ka fshehur brenda vendit besohet se ka një vlerë qindra milionë euro.

Ka dyshime të forta se Meta e ka kamufluar pasurinë në emrin e një rrethi biznesmenësh të besuar.

Një skuadër hetimore shqiptare, e asistuar nga hetues të FBI-së, po gjurmojnë prej disa muajsh pasuritë e dyshuara të Ilir Metës, të fshehura në emra biznesmenësh.

Po skanohen një rreth biznesmenësh, të cilët konsiderohen lidhje e ngushtë e Ilir Metës.

Mes tyre është edhe biznesmeni Abaz Dino, një personazh jo mediatik, por një nga lidhjet më të ngushta dhe të dyshimta të Ilir Metës. Madje Dino rezulton edhe financues i LSI.

Abaz Dino, përmes njerëzve të afërt qëndron pas një karteli kompanish, përfshirë edhe Eldino, e cila ka marrë nga Rama leje për të ngritur kulla te Liqeni, për të cilat Partia e Lirisë dhe dy PD-të nuk flasin kurrë, pasi janë përfituese.

Bëhet fjalë për një kompani me kapital 100 mijë lekë dhe me investime dhjetëra milionë euro.

Në shenjestër të SPAK është edhe biznesmeni Agim Rrapaj, pjesë e video-skandalit Meta-Prifti, ku Meta shfaqej me bllokun e pazareve në dorë duke kërkuar koncensione dhe hidrocentrale për Rrapajn, i cili nga ana e tij kishte premtuar Metës 700 mijë euro.

Videoja, e komfirmuar nga ekspertiza e FBI-së si autentike, tregoi se si Ilir Meta ka përdorur pushtetin për t’u pasuruar, duke kaluar para dhe pasuri publike në emrin e disa biznesmenëve, duke marrë një përqindje të caktuar, përthyer në para ose aksione, natyrisht jo me letra.

Agim Rrapaj dyshohet se menaxhon disa biznese, në të cilat ka aksione Ilir Meta.

Konsiderohen si lidhje të dyshimta të Ilir Metës edhe dy biznesmenë, eksponentë të botës së krimit, Xhevdet Troplinin dhe Altin Hajrin, me të cilët Meta është shfaqur duke ngritur dolli në Durrës.

Kastriot Ismailaj i aferës CEZ-DIA ishte gjithashtu një mbulesë e Ilir Metës.

Prapaskena mëson se kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, është angazhuar vetë personalisht, duke marrë në pyetje Ismailajn në burgun e Fierit, për lidhjet e tij me Ilir Metën si dhe për aktivitetin korruptiv të kreut të Partisë së Lirisë.

I informuar për këto lëvizje, Mets shpërtheu dje ndaj SPAK-ut.

“Sa herë kishte një konflikt kundër Presidentit të Republikës, për çështje për të cilat ai mbante vetëm qëndrime kushtetuese, zarat e SPAK thoshin po vjen furgoni se ka ardhur Kastriot Ismaili, më falni që ja përmend emrin është ai që ka qenë në burg në Fier, po vjen te SPAK. Ka vajtur X prokuror, zar i Edi Ramës, në Fier e atje po jep dëshmi”, tha Meta.

Irfan Hysenbelliu gjithashtu dyshohet se ka menaxhuar dhe ka paratë e Ilir Metës.

Deputeti biznesmen Agron Çela dhe oligarku Gentjan Sula i kompanisë Agikons, janë lakuar si personat kryesorë që mbulojnë dhe mbajnë pasurinë e Ilir Metës.

Komplekset e mëdha të banimin tek zona e quajtur “Kodra e Diellit‘, ku jeton sot Ilir Meta, dyshohet se janë të vetë Metës, ndonëse në letra figuron Gentjan Sula.

Nuk është sekret fakti që Monika Kryemadhi sillej pronare dhe inspektonte kantierin e ndërtimit te Kodra e Diellit.

Sula ka ndërtuar edhe pallatin e Monika Kryemadhit në Laprakë.

Ndërkaq, në emër të Agron Çelës, Meta dyshohet se ka kaluar resortin “Grand Europa Resort” në Velipojë, ndërtuar me para të dyshimta dhe mbi prona të grabitura.

Pronare reale e resortit dyshohet se është Monika Kryemadhi, por jo në letra.

Godina e LSI-së në ish Bllok, një tjetër pasuri e Ilir Metës, është në emrin e Muharrem Berishës, një tjetër lidhje e fortë e Ilir Metës.

Ndërkaq, një resort në Sarandë, i sekuestruar nga drejtësia, ka si pronar real pikërisht Ilir Metën.

Related Posts

Profesori i Oksfordit trondit narrativën zyrtare: Ja e vërteta e fshehur për shqiptarët dhe grekët pranë Athinës

Ky titull hap një debat të ndjeshëm dhe historik që rrallë trajtohet hapur në diskursin publik. Profesori i njohur i Universitetit të Oksfordit, James Pettifer, një nga…

Si kûrrê me parë, meteorologu Osmani bën paral*jmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë me motin këtë javë

Në një lidhje live ishte meteorologu Hakil Osmani, i cili, si çdo javë, bën parashikimin e motit. Sipas tij, edhe kjo javë do të jetë në mbizotërimin…

Ndahen paratë për këto kategori të pensioneve

Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një kërkesë të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore. Në…

“Shtriju tek dera deri sa të mbarosh”/ Kryetarja e bashkisë së Tiranës befason Erion Veliajn…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj feston sot ditëlindjen e tij të 46-ë, por ndryshe nga vitet e tjerë, ky vit e gjen atë prapa hekurave….

Bo mba e Idajet Beqirit: Millosheviçi i dha Berishës 20 milionë dollarë që të shkatërrojë Shqipërinë!

vokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin Intervista e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare bëri një deklaratë të fortë për Sali Berishës. Beqiri tregon se si…

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut: Parlamenti t’i heqë imunitetin

SPAK i drejtohet Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut që ti hapë rrugën arrestimit. Shtohen akuzat ndaj zëvendëskryeministres që vazhdon të mbajë postin nën mbështetjen…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *