“Motra i tregoi për shtatzëninë, por ka fëmijë tjetër”, flet vëllai i 30-vjeçares: Atë djalin e kam shok

Disa javë më parë, opinioni publik u shokua pasi një foshnjë e porsalindur u gjet në një bodrum, në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Foshnja ishte braktisur nga nëna, një 30-vjeçare e cila tha se kishte frikë nga opinioni sepse nuk ishte e martuar. Në emisionin me “Zemër të Hapur”, sot ka folur vëllai i 30-vjeçares nga Pogradeci.

I riu thotë se nuk e ka ditur për shtatzëninë pavarësisht dyshimeve dhe se djalin e ka pasur shok. “Unë nuk e kam marrë fare vesh nga njerëzit e mi dhe e mora vesh nga interneti. E mora me mend që ishte ajo. E telefonova, fola me bashkëshorten time dhe tentova ta telefonoj motrën por ajo s’më foli. Kam dyshuar se ishte shtatzënë por s’mund t’i thosha gjë sepse unë jam mashkull dhe i kam thënë mamit ‘thoi pak motrës se duket ndryshe’. Pasi ajo e pyeti motra tha ‘atë punë keni juve’.

Para një viti e dy muajsh e kam ditur që ajo fliste me dikë. Dhe pasi e pashë duke folur në telefon ai vetë më tha që flisnin. Ai është lidhur me motrën në fillim dhe më pas jemi njohur bashkë, jemi shokë. Kemi qenë në një kafe të tre. Por unë them që ai e ka alkolizuar motrën, ajo ka qenë e dehur kur ka ndodhur marrdhënia. Ai me kë nuk fliste, ai fliste me vajza të tjera se unë i kam parë gjërat. Ai kishte nisur një lidhje tjetër me një vajzë nga Lushnja, ndërsa tani që ndodhet jashtë shtetit ka një fëmijë tjetër. Motra ime i kishte treguar që jam shtatzënë ai i ka thënë që ‘mua nuk më intereson më’.

Ta dija unë, dija vetë se si kujdesesha për motrën time. Atë që bëri ajo, unë nuk ja fal as vetes time. Ajo ka pasur frikë shumë, ka një vit që ëhstë larguar nga uën sepse kemi qenë shumë të afërt. Unë kam pasur familjen time, gjërat e mija, nuk i bëja presion. Unë kam qenë në gjermani kur motra shkoi tek daja dhe takoi djalin. Kur ka lindur foshnjën, ajo ishte e vetme. Nuk e di si ja ka dalë. Më ka thënë se ka pasur dhimbje në mëngjes herët dhe më pas ka tentuar të shkojë në spital, por nuk ka mundur. Bashkëshortja ime më thoshte se motra nuk ishte ndjerë mirë dhe e kishin çuar në spital. Unë gjithçka e kam parë në internet, nuk më ka thënë asnjë nga të afërmit e mi. Pasi e mora vesh fola me bashkëshorten, me motrën kam folur shumë pak se ishte e tronditur.”, tha vwllai i saj.

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *