Magazina e tragjedisë në Lushnje, deputeti po ndërtonte pa leje, dyshohet edhe se fshehu të ardhurat

Dosja e policisë me hetimet paraprake për shpërthimin në Lushnje, ku mbetën të vrarë babë e bir dhe u plagosën shtatë persona të tjerë tregon një seri shkeljesh ligjore të të gjitha strukturave shtetërore, vendore e qendrore.

Dosja i është referuar prokurorisë së Fierit me tre akuza, atë të ndërtimit të paligjshëm, shkeljes së rregullave të sigurisë në punë dhe shkatërrim prone nga pakujdesia. Në dosje thuhet se magazina është në pronësi të deputetit socialist, Bujar Çela, që mbeti i plagosur nga shpërthimi.

Po aty thuhet se në të njëjtin ambient ushtrojnë aktivitetin edhe dy persona të tjerë, që gjithashtu u plagosën.

Në lidhje me shkeljet në lejen e ndërtimit, burime të Voxneës.al pohojnë se punimet po kryheshin nën hundët e të gjitha institucioneve shtetërore pa asnjë dokumentacion.

Policia citon në dosje një leje të marrë, por burimet thonë se ajo është një përpjekje për të mbuluar mungesën e lejes.

Ajo që thotë policia në dosje është vetëm aplikimi për leje ndërtimi. Leja e ndërtimit për këtë magazinë nuk ka dalë, nuk është dhënë nga asnjë institucion, as vendor dhe as qendror’, thonë burimet.

Megjithatë, në objekt punimet po kryeheshin dhe nëse nuk do të ndodhte shpërthimi tragjik që mori jetën e dy personave, deputeti Bujar Çela do ta kishte përmbyllur investimin edhe pa leje, ndërkohë që qytetarët e thjeshtë përfundojnë në burg edhe për riparime të çative të shtëpisë së tyre.

Mungesa e lejes konfirmohet edhe nga dëshmitë e dhëna nga punonjës të IMT-së së Bashkisë së Lushnjes, juristi i kësaj bashkie dhe përfaqësuesve të tjerë të pushtetit vendor e qendror.

Përfaqësuesit e IMT-së thonë se nuk ishin në dijeni të një leje ndërtimi në zonën e shpërthimit dhe as që në atë zonë po ndërtohej.

Juristi i Bashkisë nga ana tjetër fajësoi sistemin elektronik të aplikimit për leje ndërtimi. ‘Në Bashkinë tonë sistemi online i lejeve nuk punon prej disa kohësh’, thotë ai në dëshminë e dhënë para grupit hetimor të Policisë së Shtetit.

Dosja zbulon se prona me sipërfaqe 10 mijë metër katrorë është në pronësi të deputetit, Bujar Çela dhe se aty ushtrojnë aktivitetin edhe dy persona të tjerë, më konkretisht Shaqir Kasapi dhe Saimir Korreshi, ky i fundit i plagosur nga shpërthimi.

Burimet të Voxneës pohojnë se asnjëri prej tyre nuk kishte të lidhur një kontratë të rregullt qiramarrjeje me deputetin Bujar Çela, si qiradhënësi i pronës.

Burimet thonë se që të dy këta shtetas ushtrojnë prej kohësh aktivitetin e tyre në këto magazina, duke ngritur dyshimet për evazion fiskal nga ana e deputetit Çela.

Sipas ligjit për deklarimin dhe konfliktin e interesave deputeti është i detyruar që të deklarojë çdo burim të ardhurash.

Fshehja e këtyre detyrimeve, si në rastin në fjalë mund të çojë në humbje të mandatit, deri edhe në ndjekje penale.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *