Bledar Fejzo hija e zezë brenda Urdhërit të Psikologut, lidhja me Valbona Treskën, kuçedrën e korrupsionit dhe pazareve

Nëpër çdo bisedë që bëhet lidhur me Urdhrin e Psikologut, lakohet një emër enigmatik që është i pranishëm në çdo lloj aktiviteteti të Urdhrit të Psikologut, duke u shfaqur gjithnjë pas kuçedrës së pazareve dhe zhvatjeve, Valbona Treska.

Ai quhet Bledar Fejzo.

Po kush është ky personazh dhe cila është lidhja e tij enigmatike me ish-Presidenten e Urdhrit të Psikologut?

Emei i tij do të shfaqej në një dosje të bujshme lëvizjesh dhe pastrimi parash, ndërsa rezulton edhe argat i Muharrem Kushes, vjehrri i Vojo Bregut, një rrënjë e vjetër e drejtësisë, me lokale dhe ferma të ngritura me para të dyshimta.

Ndërkaq, shumë pranë selisë së Urdhrit të Psikologut ndodhet qendra multidisiplinore e shërbimeve psikologjike dhe ligjore “Family”, që është një qendër që ofron shërbime në fushën e psikologjisë dhe atë ligjore, me administrator Valbona Treska, me formën ligjore SHPK, e themeluar në Tiranë më datë 26.03.2018. Zotërues ortakë të shoqërisë janë Valbona Treska dhe Bledar Fejzo.

Më datë 15.12.2018, Bledar Fejzo i dhuron 49% të kapitalit në favor të Valbona Treska dhe Fejzo largohet si ortak, ndërsa Treska bëhet ortake e vetme e shoqërisë. Përse ky akt dhurimi dhe bujarie dhe zemërgjerësie?

Bledar Fejzo është avokat i licencuar dhe shumë shpesh përfaqëson Urdhrin e Psikologut në proceset gjyqësore që Urdhri i Psikologut ka ndaj psikologëve të cilëve për arsye të ndyshme, kryesisht hakmarrje, i ka hequr licencën.

Në strukturën Urdhri i Psikologut ka një jurist i cili ka autorizimin për ta përfaqësuar këtë ent në gjykatë.

Shpesh herë juristi i Urdhrit të Psikologut dhe avokat Fejzo janë që të dy përfaqësues të Urdhrit të Psikologut në këto procese gjyqësore.

Ndërsa juristi paguhet nga paratë e psikologëve për punën që bën, avokat Fejzo për çfarë arsye dhe çfarë interesi ka që pajtohet si përfaqësues i Urdhrit të Psikologut në këto procese gjyqësore.

A paguhet avokati për këtë shërbim?

Po të shohësh buxhetin e Urdhrit të Psikologut ka një zë që parashikon shpenzime ligjore, noteriale, etj. Ish-presidenti i Urdhrit të Psikologut duhet të japë një shpjegim për këtë, nëse ai paguhet për shërbimin avokator, sa paguhet ai, përse është e nevojshme të pajtohet një avokat për këto punë, përse zgjidhet vetëm ky avokat për të përfaqësuar Urdhrin e Psikologut në këto çështje gjyqësore.

A e ofron falas këtë shërbim avokat Fejzo dhe nëse e ofron falas, cfarë motivi e shtyn t’a bëjë këtë?

Individët të cilët i lidh puna me Urdhrin e Psikologut, tregojnë që administrata e Urdhrit të Psikologut apo dhe vetë anëtarët e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Psikologut rrinë lepe-peqe para këtij personazhi.

Askush nuk guxon të pipëtijë apo të kundërshtojë kur flet ky personazh.

Ai mund të hyjë e të dalë sipas qejfit në ambientet e Urdhrit të Psikologut, të sillet si i do qejfi, të marrë vendime, të japë urdhra, t’u imponojë anëtarëve të Këshillit vendimmarjen, etj.

Por pyetja që lind është e thjeshtë: ky individ me profesion avokat, që sigurisht nuk është psikolog, për çfarë arsyeje ka kaq shumë akses në zyrat e Urdhrit të Psikologut, aq sa mund të sillet dhe si pronar atje? Dikush duhet të japë shpjegime për këtë. Ndoshta ish-Presidenti. Vijon…

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *