Deputetja Alicia Kearns, para deputetëve të parlamentit britanik, foli për situatën e krijuar së fundmi në veri të Kosovës.
Kearns tha se ShBA-ja dhe BE-ja kanë bërë gabim që e kanë kritikuar Kosovën për situatën e tensionuar në veri e jo milicët e armatosur që e krijuan atë situatë.
“Është e gabuar që ShBA-ja dhe BE-ja zgjodhën të sulmojnë Kosovën pa kritika ndaj milicëve të armatosur që krijuan situatën dhe në mënyrë demokratike mbajtën peshën kryesore të shkopit të tyre.
Së dyti, çfarë kundërmasash po vendosim ndaj Beogradit? Sepse për momentin duket të jetë një dështim i diplomacisë parandaluese. Si ndryshon politika jonë nga ShBA-ja dhe BE-ja? Sepse ne jemi shumë të heshtur për atë që po ndodh tani”, ka thënë Kearns.Sipas Kearns kryetarët e zgjedhur në komunat veriore u përpoqën të marrin detyrën në mënyrë jo të dhunshme.
Dua të vendos këtu kontekstin se Kosova nuk është Serbi, por në fillim të këtij viti Beogradi orkestroi një bojkot të zgjedhjeve demokratike. Javën e kaluar kryetarët e zgjedhur të komunave u përpoqën të merrnin rolet e tyre, jo në mënyrë të dhunshme, ajo u bë e dhunshme për shkak të dhunës së orkestruar rreth zyrave të komunave. Më pas ne pamë dhunë të orkestruar në rrugë nga milicia e financuar dhe e armatosur nga Beogradi kundër KFOR-it dhe policisë, aty kishte kokteje molotovi, kishte të shtëna me armë kundër tyre, kishte vetura të djegura të policisë. Pra, ju lutem, mund të pyes mikun tim të nderuar, pse pati një përgjigje kaq joproporcionale dhe të pabalancuar nga aleatët tanë?”, ka shtuar ajo.