do_shortcode('[rt_reading_time]')

Safet Gjici në burg dhe Alma në ‘’arrest shtëpie”, qentë endacakë ‘pushtojnë’ Kukësin…

Qentë endacakë ditëve të fundit janë shtuar në qytetin e Kukësit. Ata janë kudo duke u kthyer në një problem serioz për qytetarët pasi në shumë raste qentë që lëvizin tufë, bëhen mjaft agresiv.

Siç tregohet edhe në këto pamje, qentë endacakë në rrugët e qytetit të Kukësit i gjen ngado, duke ecur, apo edhe duke ngrënë mbeturinat urbane që qytetarët hedhin nëpër kontenierët e mbeturinave.

Numri i madh i qenve endacak në rrugët e qytetit shumëherë ka paraqitur problem për qytetarët. Shtimi i qenve endacakë, vjen si pasojë e sjelljes së tyre nga banorët e zonave rurale, të cilët gjatë dimrit i mbajnë ata për të ruajtur bagëtitë dhe në verë i dëbojnë.

Megjithëse shpeshherë nga Bashkia janë ndërmarrë nisma për grumbullimin apo largimin e qenve pa zot nga zonat urbane, sërish situata çdo vit vijon të mbetet e njëjtë, madje këto lloj kafshësh shtohen gjithmonë e më shumë.

Kujtojmë se pikërisht strehimi i qenve endacakë u bë shkak për arrestimin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici, për shkak se kreu marrëdhënie seksuale me Alma Kaçin, e cila kishte dhe një projekt për grumbullimin e kafshëve që nuk kanë pronar, në qytetin verilindor.

Related Posts

Arrihet marrëveshja, 500 mijë shqiptarë do të përfitojnë pensione në Itali

Rreth 500 mijë shqiptarë që punojnë në Itali do të përfitojnë, kur marrëveshja të miratohet në parlamentet e dy vendeve. Shqipëria dhe Italia kanë përfunduar negocimin teknik…

Termometri shënon -3 gradë, Italia zbardhet nga bora në gusht

Është e pazakontë që të ketë dëborë në muajin gusht, por kështu ka ndodhur në disa rajone të Italisë këtë të shtunë. Rënia e menjëhershme e temperaturave…

“Ju prezantoj me anëtarin e ri të familjes”, Ardit Gjebrea poston foton: Është një dashuri

Producenti dhe moderatori Ardit Gjebrea na ka prezantuar me anëtarin më të ri të familjes. Me anë të një postimi moderatori shumë i dashur për publikun ka…

Reagon gruaja e Haxhi Krasniqit: Turpi është i juaji, boksi ka rregulla

Të shtunën u zhvillua mbrëmja e shumëpritur e boksit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku protagonist kryesor kishte bokserin nga Juniku, Haxhi Krasniqin. Por, mbrëmja e shumëpritur u…

Diola: Ngela shtatzënë herën e tretë pasi provova vajin e kanabisit

Diola Dosti ishte e ftuar ditën e sotme në “S’e luan Topi”, ku është shprehur se është pro legalizimit të kanabisit medicinal në vendin tonë. Ajo ka…

Po vjen një “thesar” i vërtetë për Shqipërinë, lajmi i madh pritet javët e ardhshme…

Gjetjet e kompanisë “Shell Upstream Albania B.V.” për puset e naftës së Shpiragut pritet të njoftohen në javët e ardhshme, pas një shtyrjeje prej disa muajsh, bëjnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *