Analisti Edvin Kulluri bën përgjegjës kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me tensionet në veri të vendit.
Në një intervistë për ABC News, Kulluri u shpreh se Kurti, me politikat dhe qendrimet e tij, e ka kthyer Serbinë në viktimë.
Ndër të tjera, Kulluri nënvizoi se Kurti arriti që të përfshijë edhe Kinën, e cila është fuqi antagoniste e NATO-s.
“Këtu nuk është përgjegjësia e politikës kosovare, është e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit. Deri diku edhe presidentes Osmani, që për mendimin tim, do i bënte mirë të reflektonte në kohë, nëse do vazhdonte t’i jepte mbështetje Albin Kurtit në këtë sjellje aventureske, për të cilën unë dyshoj që është aventureske. Në momentin që rezultati është ky, puna dhe veprimtaria e Albin Kurtit, si shef i opozitës dhe shef i qeverisë, ka çuar në shfaqjen e Serbisë si viktimë dhe jo si përgjegjëse për situatën në Ballkan në përgjithësi dhe në Kosovëm lidhur me mos njohjen e Kosovës.
Së dyti, arriti që të përfshijë edhe fuqi antagoniste të NATO-s, Shqipërisë, Kosovës dhe SHBA, si Kina, të mbajë qëndrimet që ka mbajtur sot. Dhe Rusisë, që është mbështetësja kryesore e Serbisë në Ballkan”, theksoi ai./abcnews.al