Aktori i humorit Elvis Pupa ka thumbuar reperët shqiptarë.
Përmes një video të publikuar në Instastory, ai thotë se tekstet e këngëve të tyre nuk i kupton, ndërsa shprehet se edhe “gjella turli ka më shumë dinjitet se këngët e tyre.”
“S’e marr vesh fillon kënga me gjuhë letrare pastaj kalon në dialekt kosovarë pastaj në anglisht ka disa edhe spanjisht nuk i marr vesh çfarë duan të thonë edhe “gjella turli “ e ka më shumë dinjitet, nuk pranon kaq shumë përzierje.” –thotë aktori në video.
Nuk dihet me saktësi për cilin reper e ka fjalën konkretisht aktori, por duket se ka përfshirë të gjithë këngëtarët që bëjnë muzikë rep.