do_shortcode('[rt_reading_time]')

Sherr mes Luizit dhe Kiarës, shkak takimi me Jurgenën, çfarë ndodhi me çiftin dhe ish-të dashurën

Shperndaje ne:
Koha e leximit: 2 min.

Tha se e ka njohur shumë pak kohë para nisjes së “Big Brother” dhe ka dalë disa herë me të. “Me Jurgenën jemi njohur, diku një muaj para se të hyja në ‘Big’. Kemi dalë dy tre herë (qesh). Ajo ma hodhi si ide më tha mua, kur të hysh brenda të duhet një ‘Instagram’. Ç’më duhet mua i thashë do jem brenda, duhet tha ta kesh kështu, ta mbaj unë. Mirë hape i thash se unë s’di dhe ajo e ka hapur”, tha Luizi. Tashmë që lidhja me Jurgenën përfundoi, raporti mes tyre duket se ka mbetur i mirë, duke ruajtur respekt për njëri-tjetrin.

Por duket se dalja sërish në skenë e Jurgenës, ka sjellë probleme në marrëdhënien e tij me Kiarën. Për disa ditë me radhë, dyshja ka debatuar në lidhje me këtë takim, duke dashur që Jurgena mos të jetë më pjesë e tyre, as në të përditshmen dhe as në deklaratat publike. Por, kur gjithçka dukej si një krisje mes tyre, dyshja e gjeti shpejt gjuhën e ribashkimit.

Në kulmin e thashethemeve për një ndarje të mundshme, Luizi u shfaq në krah të Kiarës, në dasmën e vajzës së Tom Doshit, ku dhe të dy ishin të ftuar. Ishte Kiara ajo që fillimisht hodhi një foto të çiftit ku shkruante “Lum Luizi”. E menjëherë më pas, edhe vetë këngëtari publikoi një foto me bashkëshorten e tij, ku shkruante “Lum Kiara”. Pas disa ditëve të tensionuara, çifti ia ka dal që ta rikuperojë marrëdhënien e tyre, pa shkuar në ndarje. Nga ana tjetër, tashmë raporti miqësor me Jurgënën ka përfunduar për Luizin, duke zgjedhur që të mbajë të palëkundur raportin me bashkëshorten e tij.

Por kjo nuk është hera e parë që Luizi dhe Kiara kanë një krisje të raportit. Edhe pak ditë më parë, në rrjet u përfol se dyshja i kishte dhënë fund. Megjithatë, ishte vetë fituesi i “Big Brother”, që hodhi poshtë këto zëra me një dedikim romantik për moderatoren. Teksa ishte i ftuar për të kënduar në Gjakovë, Luizi mori edhe Kiarën në skenë. Ndërkohë edhe kur Kiara mungon në koncerte, Luizi përpiqet ta bëjë pjesë, duke i dedikuar këngë dhe video “live” nga koncerti.

“Për 3-4 ditë, nuk do të thonë që janë ndarë”. Kështu ka shkruar Luiz Ejlli bashkëngjitur me videon ku përshëndeste bashkëshorten e tij, Kiara Tito, nga një koncert në Gjakovë. Teksa po bëhej gati të këndonte këngën “Me ty” që ia ka dedikuar Kiarës me rastin e Shën Valentinit, Luizi merr telefonin për të filmuar veten dhe të pranishmit. “Kiara, tanë Gjakova më ka thënë se të do ty”, dëgjohet të thotë fituesi i “Big Brother VIP 2”.

Ndërkohë nuk ka munduar reagimi i Titos. Kjo e fundit ka komentuar në postimin e Luizit dhe shkruan: “Me ty gjithmonë”. Ndërkohë që dyshja vijon të shijojë suksesin dhe dashamirësinë e publikut, Jurgena herë pas here, del në rrjetet sociale për të dhënë më shumë detaje rreth historisë së shkurtër që ka pasur me Luizin. Por duket se këto deklaratat të saj dhe takime, ndonëse nën shoqërinë e familjes, janë bërë problem për Kiarën, e cila ka kërkuar që bashkëshorti i saj të heq dorë njëherë e mirë nga miqësia me të dhe t’i përkushtohet karrierës dhe marrëdhënies me të.

Related Posts

Arrihet marrëveshja, 500 mijë shqiptarë do të përfitojnë pensione në Itali

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Rreth 500 mijë shqiptarë që punojnë në Itali do të përfitojnë, kur marrëveshja të miratohet në parlamentet e dy vendeve. Shqipëria dhe…

Termometri shënon -3 gradë, Italia zbardhet nga bora në gusht

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Është e pazakontë që të ketë dëborë në muajin gusht, por kështu ka ndodhur në disa rajone të Italisë këtë të shtunë….

Safet Gjici në burg dhe Alma në ‘’arrest shtëpie”, qentë endacakë ‘pushtojnë’ Kukësin…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Qentë endacakë ditëve të fundit janë shtuar në qytetin e Kukësit. Ata janë kudo duke u kthyer në një problem serioz për…

“Ju prezantoj me anëtarin e ri të familjes”, Ardit Gjebrea poston foton: Është një dashuri

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Producenti dhe moderatori Ardit Gjebrea na ka prezantuar me anëtarin më të ri të familjes. Me anë të një postimi moderatori shumë…

Reagon gruaja e Haxhi Krasniqit: Turpi është i juaji, boksi ka rregulla

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Të shtunën u zhvillua mbrëmja e shumëpritur e boksit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku protagonist kryesor kishte bokserin nga Juniku, Haxhi Krasniqin….

Diola: Ngela shtatzënë herën e tretë pasi provova vajin e kanabisit

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Diola Dosti ishte e ftuar ditën e sotme në “S’e luan Topi”, ku është shprehur se është pro legalizimit të kanabisit medicinal…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *