Moti i keq ka bërë që udhëtarët të cilët po udhëtonin me avionin e linjës Pecara-Tiranë të kthehen sërish mbrapsht.
Burime për mediat bëjnë me dije se si pasojë e motit të keq avionic nuk ka mundur të ulet dot në Rinas.
Pas gati dy orësh në ajër, avioni është kthyer në Itali dhe është ulur në Brindis. Ndërkohë, ende nuk dihet se sa do të vazhdojë kjo situatë, për shkak se qytetarët nuk kanë marrë një përgjigje se kur do të niset avioni sërish për në Tiranë.