Ish-konkurentja e “Big Brother VIP 2”, Efi Dhedhes ka shpjeguar konfliktin me opinionisten Zhaklin Lekatari gjatë Primes së parë të reality show-t.
E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, Efi tha se “molla e sherrit” kishte qenë mospërputhja e mendimeve të tyre sa i përket Luizit. Kjo ka mjaftuar që në përfundim të Primes, tregon Efi, Zhaklina t’i përvishet pas kuintave, moment të cilin ajo e kishte diskutuar edhe me psikologen e saj.
Efi tregoi se nëse një moment i tillë do t’i kishte ndodhur asaj Efit të mëparshme, me atë lloj natyre që kishte, ndoshta do kishte reaguar në mënyrë të gabuar. Megjithatë, incidenti i shërbeu për të konfirmuar se ajo ka ndryshuar për mirë, duke u bërë një person më i qetë seç ka qenë më parë.
Pjesë nga biseda:
Erjona Rusi: Po me Zhaklinën. Në puntatat e fundit ka pasur shumë tension mes jush.
Efi: Ka qenë një mendim i ndryshëm i imi për Luizin, dhe mendim i ndryshëm i Zhaklinës. Në momentin që kemi dalë pas kuintave, ka qenë një debat me tone të larta nga ana e saj dhe kjo ishte një bisedë në të cilën unë kam folur me psikologen time, për t’i treguar se ka bërë një punë shumë të mirë sepse nëse dikush do të dilte më përpara para meje, ndoshta do të bëja një reagim të gabuar. Kurse tani nuk bëra asgjë dhe thjesht po ja shpjegoja. Arsyeja e mërzitjes dhe mërisë së Zhaklinës ishte pikërisht sepse dolën disa biseda me psikologen, mesazhet, dhe thjesht u kap tek ajo gjë që i interesoj të kapej.
Tek pjesa që unë do të bëja atë veprimin tjetër. Por harroi që unë e përcaktova se bëhej fjalë për më përpara, me atë lloj natyre që unë kisha.