Ditët e fundit është përfolur që aktori Rezart Veleshnja ka marrë ofertë nga kryebashkiaku Erion Veliaj për t’u bërë pjesë e ekipit të tij.
Ku dyshim erdhu kur aktori publikoi dhe një foto në Instagram me Veliajn duke shkruar: “Pema me kokrra gjuhet…Miqtë e vjetër nuk harrohen e gjejnë kohën për t’u takuar!”
I pyetur mëngjesin e sotëm në “Wake Up” se cilat janë planet e tij në politikë, Rezarti u përgjigj:
“Ne kemi pak a shumë të njëjtën moshë dhe foton unë e kam hedhur vetë, sepse e kam shok, por duke qenë se e kam shok më ke parë pranë ndonjë fushatë?
E kam mik Erion Veliaj dhe nuk kam thënë asnjëherë që Erioni ka bërë këtë apo atë. Po të më bënin ofertë për kryetar bashkie unë nuk do pranoja.