Banesa e këngetarëve Naim Abazi e Mihrije Braha në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Lajmi është konfirmuar nga çifti të cilët thonë se nuk ka dëme në njerëz.
Shkaktar i zjarri dyshohet të ketë qenë tensioni i lartë i energjisë elektrike.Çifti kanë deklaruar për media se brenda banesës ishte djali i tyre Platori me partneren e tij.
Në vendngjarje është e pranishme edhe Policia e Kosovës.