“Jam e pasur…” – Monika Kryemadhi: Mamaja ime ka pasur kushërinj jashtë shtetit, që në 1995 kemi pasur prona me qira

Ish-deputetja Monika Kryemadhi foli së fundmi për pasurinë e saj dhe familjes në emisionin “Log”, duke theksuar se për të pasuria nuk janë paratë, por familja. Ajo tha se mund të kesh paratë, por nuk është gjithçka, dhe se nuk ndihet as e pasur e as e varfër.

Kryemadhi rikujtoi periudhën nga viti 1995, kur apartamenti i saj tek “Shallvaret” u jepte me qira përmes kontratave të noterizuara. Ajo theksoi se prej 9 vitesh familja kishte përfituar rreth 200 mijë dollarë vetëm nga këto qira.

Ajo u ndal gjithashtu tek pretendimet e SPAK për shitjen e një apartamenti në Qerret, duke thënë se gjithçka ishte deklaruar ligjërisht. Sipas saj, prokurorët kanë “mbyllur sytë” për dokumentacionin ekzistues dhe pretendojnë të kundërtën.

Kryemadhi theksoi se apartamenti i Qerretit u ble në 2002 dhe u shit në 2006 për 300 mijë euro cash, duke deklaruar gjithçka me Ilir Metën. Ajo shtoi se dokumentat e noterizuara dhe mandatet e tatimeve janë prova të qarta të burimeve të pasurisë së familjes.

Në fjalën e saj, Kryemadhi u shpreh se nuk merret me pasuritë e të afërmve dhe se të ardhurat e saj janë të bazuara në kontrata të qirave të notarizuara dhe dokumente ligjore. Shitja e banesës dhe blerja e shtëpisë në Bllok u kryen me fonde të deklaruara, pa elemente të pastrimit të parave.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *