Fituesi i Big Brother VIP, Luiz Ejlli ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në një ‘podcast’ me kryeministrin, Edi Rama dhe kryetarin e ri te bashkisë së Shkodrës, Benet Becin.
Me shaka duke iu referuar popullaritetit të madh qe ka Luizi dhe dashuria e madhe e popullit shqiptar per kengetarin shkodran, Rama tha se nëse do të përballet me Luizin ne votime, rrezikon te humbe postin e kryeministrit.
“Ta them unë që se ka fituar prej teje Benet Beci Shkodren, por në atë situatë që pash unë të thash se kur deri edhe dikush që unë e kam parë mbi libra dhe sa e shoh edhe flet sikur është duke lexuar libra arriti në pikën që e shikonte Big Brother do të thotë që situata ishte e tillë që Benetin po e po, por rrezik edhe mua të më kishe dalë përballë do më kishe krijuar probleme”, u shpreh Rama.