do_shortcode('[rt_reading_time]')

Ja kush është Griselda Goxhare: Vetëm një herë tradhtova. Erioni: Ndodhi 4 vite, Lorenci i hëngri edhe paratë, djersën time

Shperndaje ne:
Koha e leximit: 7 min.

Komisar Goxhara qëlloi me 6 plumba kundër inxhinjerit Kosta ditën, në një nga lagjet më të populluara e të njohura të Tiranës. Ai po ruante poshtë shtëpisë të dashurin e gruas së tij, pikërisht me makinën e saj, me atë makinë në të cilën kishin hipur të dy burrat.

Pas një debati të shkurtër, Erjon Goxhara nxori nga brezi pistoleten dhe i tha Erjon Kostës: “Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak, që u hynë në familje o motërq…. Ti të më mbash mua nusën peng mua 4 vjet?! Ti hash lekët o robq.. S’e ha dot ti djersën e familjes time o k*rvë.. Nuk hy dot në familjen time”.

Plumbat i drejtoi në gjenitalet e “armikut”, e xhiroi me telefon skenën, ndërsa ky i fundit u plagos nëpër gjymtyrë teksa iu shmang agresorit xheloz.

Ngjarja mori dhenë sepse oficeri i policisë Goxharaj e bëri problem publik problemin e tij personal. Jo vetëm për shkak të plumbave, por edhe sepse donte që ta ndante “tradhtinë” e së shoqes me të gjithë. Ai e kishte përgatitur sulmin prej kohësh.

Nga përmbajtje e bisedës gjatë sulmit me shenjestër organet gjenitale të ‘armikut’, komisar Goxhara flet për një raport 4-vjeçar, madje duke pretenduar se inxhinier Lorenci i ka ‘ngrënë paratë’ bashkëshortes së komisarit, Griselda Goxhare.

Paratë e kujt? Të rrogës modeste apo para të tjera? Në ç’formë ishin fituar? A do hetojë prokuroria edhe për burimin e parave?

Inxhinjer Lorenci

Gruaja e Erjon Goxharës, Griselda, e kishte tradhtuar bashkëshortin me kolegun e punës, inxhinjerin Lorenc Kosta, sipas konfesionit të saj “vetëm një herë”.

Inxhinjeri elektrik Kosta, një burrë serioz (45 vjeç) dhe me karrierë të gjatë në OST dhe ERE (Enti Rregullator i Energjisë), mban prej vitesh një rol të rëndësishëm në drejtorinë e autorizimeve dhe licencave të entit.

Martuar me Klotilda (Tavani) Kosta (45 vjeç), ata kanë dy fëmijë, djalë dhe vajzë, 16 dhe 11 vjeç. Burime nga ERE tregojnë se Griselda dhe Lorenci janë njohur dhe shoqëruar së bashku prej disa vitesh, pasi kanë filluar punë në të njëjtën ditë në janar 2020.

Drejtoresha Klotilda

Klotilda Kosta, nga ana e saj, është një grua e suksesshme që punon prej vitesh në një nga OJF-të më të rëndësishme të vendit, “Partnerët Shqiptarë për Ndryshim dhe Zhvillim”.

Drejtoreshë e programeve të kësaj organizate nga 2005, programet e saj kanë mbuluar kryesisht të drejtat e grave, problemet gjinore, etj.

Klotilda, e angazhuar për 20 vjet si pjesë e PSHNZH-së së bashku me gratë e njohura të shoqërisë civile, Juliana Hoxha, Arjola Agolli, Jonida Alite, Iris Panariti, ka prezantuar në Shqipëri me dhjetra programe ndihme për zhvillimin dhe arsimimin e gruas, sigurimin social, sipërmarrjet e vogla.

Gratë e PSHNZH-së njihen si shoqëria “Sex and the City” në Tiranë për jetën avangardë krahasuar me femrat e tjera, për shkak të pagesave të majme të donacioneve dhe rrogave të tyre të larta.

Juristja Griselda

Griselda Goxhare (40 vjeç) ka lindur dhe është rritur në Memaliaj (Tepelenë). Ajo njihet në moshën 15 vjeçare me Erjon Goxharen (45 vjeç) edhe ky nga e njëjta qytezë, me të cilin martohet në moshën 19 vjeçare.

Me ndihmën e familjeve të dy zhvendosen në Tiranë. Nga martesa me Erjonin lindën dy fëmijë, djalë dhe vajzë, 20 dhe 16 vjeç.

Griselda, me arsim të mesëm, fillimisht merret me rritjen e fëmijëve dhe më pas, shkollohet dhe punon.

Përgjatë viteve 2008-2014 regjistrohet dhe ndjek Universitetin “Vitrina”, ku merr diplomën si juriste. Me ndihmën e motrës, punësohet si agjente (shitëse) në kompaninë “Yldon”, më pas disa kohë si operatore në OSHEE, ndërsa në janar 2020 sistemohet në drejtorinë juridike të ERE.

Komisar Erjoni

Kolegët tregojnë për Erjon Goxharën se i ka prirë “fati” pasi ka punuar shumicën e kohës si oficer kufiri në Rinas ose Kakavijë, “në vende me lekë” veçanërisht në kohën e “Saje Qorrit”.

Pasi fiton Akademinë e Policisë me vështirësi në 2002, Goxharaj fillon karrierën dhe zhvendoset në 2005 në Tiranë, bashkë me Griseldën.

Fiton gradën Komisar pas shumë viteve si oficer policie në drejtoriën e kufirit.

Të njëjtën karrierë ndjek edhe kunati i tij, vëllai i Griseldës, Marsel Seferi, oficer policie pranë forcave operacionale në Tiranë.

Komisar Goxhara siguroi një jetë të qetë në aspektin ekonomik për familjen e tij në Tiranë, bashkë me Griseldën dhe dy fëmijët për shumë vite der isa erdhi momenti i plumbave…

Tradhti apo Dashuri

“Griselda njihet prej katër vjetësh me inxhinjer Lencin, kur të dy erdhën në ERE (Enti Rregullator i Enrgjisë).

ERE, një organizëm në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka rreth 60 punonjës të përzgjedhur nga njohjet politike ose të pushtetit.

Me rroga të kënaqshme që shoqërohen me “ndere” të tjera nga sektorët ku punojnë, Griselda dhe Lorenci konsumuan një miqësi të dukshme për sytë e kolegëve.

Nëse ishte dashuri, kjo mund të konfirmohet vetëm nga ata dy.

Pranimi i “tradhtisë” me kolegun Kosta bëhet pas disa grindjesh dhe debatesh të çiftit Goxhara në një ballafaqim përfundimtar zhvilluar tek kafet e TEG.

Erjoni e përndoqi disa kohë Griselden, pasi, me syrin e “policit”, vuri re ndryshime tek vajza që kishte njohur në Memaliaj.

Ajo mbahej më shumë se në të kaluarën. Dhe e kaluara ishte goxha e gjerë, më shumë se 20 vjet.

Lëvizte shpesh me makinën e saj, fliste ndryshe, sillej ndryshe… Problemin që kishte me Griseldën, Erjoni e hapi në familje, duke ia shprehur dyshimet vëllait të Griseldës, motrës së saj dhe duke ndarë shqetësimin edhe me motrën e tij, që punon në një televizion të njohur kombëtar.

Kriza e çiftit Goxhara fillon gjatë pandemisë, kur Griselda fliste gjithë kohës në telefon “për punën”.

Erjon Goxharaj bëhet posesiv, përndjek Griseldën dhe Lorencin, së bashku me Klotildën gruan e tij, derisa në fund nuk e përballoi realitetin që kuptoi dhe qëlloi me plumba në drejtim të inxhinier Kostës, pasi e kishte ruajtur prej ditësh në rrugën “Tish Daija”, aty ku Lorenc Kosta me familjen e tij banonte.

Klisheja “Griselda” po përsëritet njësoj

Ky emër po merr kuptim keqësues, por këtë herë ndryshe nga rasti i Kavajës. Për tradhtinë e Griseldës, burri i saj Erjoni për pak vrau një njeri.

Në gjykatë, para se Erjon Goxhara të merrte verdiktin nëse do të qëndronte në burg ose jashtë, aleanca morale ndërmjet meshkujve, gardianëve, avokatëve, policëve, prokurorëve… kishte të përbashkët “mirë ia bëri… gjynah… prej asaj…”.

Aleanca mashkullore e komenteve online shkon përtej “pse s’ja hoqe kokën të dyve or pall!”.

Femrat janë stepur. Nuk po komentojnë as ato më të flaktat feministe. Si ta mbrojnë Griselden me dy fëmijë? Po ato vetë kanë ndonjë histori të ngjashme?!

Stereotipi i një shoqërie që shalët e gruas i ruan me pushkë vazhdon.

Griselda është një grua e bukur (kjo pranohet nga koleget e saj) dhe duhet të kishte parë burrin që e njohu 25 vjet më parë në Memaliaj, e jo dashuriçka në Tiranë.

“Lenc qerosi është tip serioz që ka jetuar një jetë të qetë me Klotildën, moshatare, grua me karrierë dhe shoqëri të spikatur femrash të forta. Të gjitha i kanë burrat më të vegjël se vetja,” thotë një mikeshë e familjes Kosta.

“Sa keq për fëmijët e dy familjeve,” thotë një tjetër.

Paragjykimi kolektiv që dashuria mes të martuarve nuk mund të jetë veçse tradhti vazhdon në shoqërinë tonë të shthurur moralisht.

Morali që dënon tradhtinë dhe hutohet disi para plumbave të saj mbizotëron komentet, pavarësisht se kurvëria në administratën e shtetit shqiptar është kthyer prej vitesh në pjesë të padukshme të CV-së.

Nuk ka skuta të administratës ku gruaja, vajza e merituar të fitojë një vend pune, nëse nuk ka një dorë pushteti nga pas, apo një dorë që ta bëjë të ofshajë “Ohh”.

Pasthirrma po zëvendëson në shumicën e rasteve edhe vetë pushtetin, dhe kjo pasthirrmë fillon nga majat më të larta, qeveria.

Në zyrat e një administrate të shkatërruar nuk ka asnjë mundësi tjetër përveçse të “biesh” në dashuri për të bërë punën.

Jo pa shkak edhe i gjithë opinioni publik po merret me shalët e Griseldës dhe pushkën e Komisarit që u derdh në gjenitalin e inxhinierit.

Askush nuk komentoi se si u fut Griselda e bukur në një ent kaq të rëndësishëm si është Enti Rregullator i Energjisë.

E “diplomuar” part-time në një shkollë të mbyllur partie si ishte Universiteti “Vitrina”, bukuroshja nga Tepelena trajton letrat e ERE. Kërdi me emërime të tilla nëpër institucione kanë bërë edhe “Kristali”, “Justiniani”, “Ufo” etj.

Kur fakultetet shtetrore janë kthyer në kazerma që nxjerrin studentë analfabetë funksionalë, pa dije por me diploma imagjinohet për ato private.

Nga ana tjetër, komisar Goxhara që mezi u shkollua në Akademinë e Policisë, pasi bëri karrierë dhe “namin në Rinas”, sistemoi veten e familjen me një jetë të re e komode në Tiranë, larg qytezës së varfër, duke blerë shtëpi, makina për gruan, shkollimin dhe punën e saj.

Po shoqëria civile e Klotildës, Julianës dhe shoqet e tyre, çfarë mendimi kanë për historinë e Griseldës me “Vitrinën” në xhep dhe një vitrinë seksi në “look”?

A nuk duhet t’ua marrin burrat “Griseldat”? Apo për të izoluar kërkesat e tyre legjitime, duhet një program ndihme nga jashtë, me donacione (ku gjysma e parave vidhen) që do të trajtojë epshin e grave që vijnë nga “fshati” në drejtimin e duhur?

Të atyre grave e vajzave që janë më të reja dhe më të bukura se ato.

“Griselda 2” është një fabul që nuk ka burim varfërinë, pamundësinë, mungesat jetike apo ekonomike si ato të pjesës dërrmuese të familjeve shqiptare, por ajo tregon për dashurinë ose tradhtinë që mbështetet mbi kotësinë. Kotësia që të krijon një jetë e ngritur pa meritë.

A nuk është mbushur e gjithë administrata publike e Shqipërisë me këtë lloj kotësie?

Me “qerosë” e me “Griselda”?

Me shefa servile pushteti të etur për seks dhe me bukuroshe të reja që s’dinë të bëjnë asgje vetëm të “tik-tok”-ojnë dhe ofshajnë?

Pa dëgjuar këto përgjigje, shoqëria shqiptare do të dëgjojë vetëm krismat e komisarëve që pushkatojnë epshet e grave të tyre. Dhe këto do jenë krisma të plumbave që do qëllojnë në emër të gjenitalit, jo për moral e dinjitet, por për nder të nderit të një shoqërie të shqyer prej shalësh.

Related Posts

Ganja, Kurtit: Do të mbetesh në histori si rrenc, ti veç nder s’ke – je turpi i këtij vendi

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “rrenc”. Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme,…

Rama e Zelensky të buzqëqeshur, përqafimi i dy liderëve që “vodhi” vëmendjen në…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Kryeministri i vendit Edi Rama, i cili ditën e djeshme ndodhej në Budapest, i ka dhuruar Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky një përqafim…

Përfitojnë mbi 800 mijë emigrantë, lajm i mirë vjen nga marrëveshja Shqipëri-Greqi

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Qeveria shqiptare dhe ajo greke kanë rinisur kontaktet për një marrëveshje mes dy vendeve për njohjen e pensioneve. Ambasadorja shqiptare në Athinë,…

Ndryshimi drastik/ Temperaturat zbresin nën zero në Shqipëri, ja qyteti më i ftohtë për…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Pas datës 11 nëntor marrin fund ditët me diell dhe temperatura të larta. Sipas SHMU-së, moti në orët e mëngjesit të së…

Berisha paralajmëron Turjan Hyskën: Mos e merr tokën në Lukovë, nuk do ta gëzosh…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Sali Berisha ka bërë një paralajmërim të fortë ndaj moderatorit të njohur Turjan Hysko, duke e këshilluar që të mos pranojë të…

Kur do bjerë dëbora e parë në Shqipëri? Sinoptikania zbulon surprizat e motit: Ditën…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Kemi përpara një javë dinamike që do i ketë të gjitha: Diellin, rrebeshet e shiut, stuhi detare e madje edhe dëborë në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *