Kryeministri i vendit Edi Rama, i cili ditën e djeshme ndodhej në Budapest, i ka dhuruar Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky një përqafim ndryshe.
Në foto Rama dhe Zelensky shihet në buzëqeshur, ndërsa pranë tyre ndodhet edhe presidenti i Qipros Nikos Christodoulides.
Në kryeqytetin e Hungarisë u zhvillua samiti i pestë i Komunitetit Politik Evropian. Ndërsa bota dhe veçanërisht rusët, po pyesin nëse Amerika nën drejtimin e Trump do të shkurtojë ndihmën ushtarake për Ukrainën, Kievi nuk ka ndërmend të dorëzohet para errësirës.
Presidenti ukrainas foli me tone të forta dhe vendimtare, duke apeluar që të mos dorëzohej para presionit për negociata të shpejta me agresorin rus.