SPAK i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kuvendit ku i kërkon autorizim për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.
Gazetari Poli Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se ka pak gjasa që Arben Ahmetaj ta pranojë arrestimin. Ai u shpreh se ka informacione që Arben Ahmetaj ka bërë shumë udhëtime jashtë vendit me miqtë e tij dhe nuk përjashtohet mundësia që të kërkojë azil në një vend jashtë Shqipërisë.
A do të përfundojë në qeli Arben Ahmetaj? “Kjo mbetet për t’u parë. Ka pasur informacione që ai ka menduar për këtë ditë, koha i është dhënë shumë. Nuk është një flagrancë, di që Ahmetaj, këtë e kam të konfirmuar, ka bërë shumë udhëtime jashtë vendit me miqtë dhe njohjet e tij dhe ndoshta mund të lexojmë një lajm për azil nga Ahmetaj. Se është nga ata njerëz që edhe si profil, edhe si karakter nuk e pranon kollaj burgun”, tha Hoxha.