Lamtumirë proteza, krijohet ilaçi që rrit dhëmbët. Ja sa kushton!

Nga viti 2030 do të mund t’i themi lamtumirë protezave dhe implanteve. Për të pasur dhëmbë të përsosur do të mjaftojë vetëm një injeksion për të vënë dhëmbët.

Ky është premtimi i kompanisë japoneze Toregem Biopharma. Start-up i Universitetit të Kiotos, i themeluar 4 vjet më parë, po krijon një ilaç antitrupash i përshkruar si “i pari në botë për rilindjen e dhëmbëve” dhe do të fillojë testimin e tij te njerëzit nga shtatori, pas rezultateve pozitive të marra te kafshët.

Qëllimi i studiuesve është që në vitin 2030 të jetë një shërbim për të gjithë pacientët që duan të aplikojnë këtë risi. Sa kushton ky trajtim i ri?

Toregem planifikon të ofrojë këtë trajtim të ri për 9 mijë euro.

Faza e parë e provës klinike do të zgjasë nga shtatori 2024 deri në gusht 2025. Terapia funksionon duke çaktivizuar një proteinë të quajtur Usag-1, e cila pengon rritjen e dhëmbëve dhe në fazën 1 të provave njerëzore do të administrohet në mënyrë intravenoze tek 30 të rritur të shëndetshëm të moshës midis 30 dhe 64 vjeç. Kushti për të marrë pjesë në këtë trajtim në baza eksperimentale është mungesa e të paktën një dhëmbi të pasmë.

Pasi të jetë konfirmuar siguria e këtij ilaçi, do të kalojmë në fazën tjetër me administrimin e fëmijëve të moshës 2 deri në 7 vjeç, të cilëve u mungojnë të paktën 4 dhëmbë që nga lindja. Shpresa e studiuesve është që në të ardhmen të jenë në gjendje të “rrisin dhëmbët jo vetëm tek njerëzit me patologji të lindura, por edhe tek ata që i kanë humbur për shkak të lëndimeve”.

Presidentja e Toregem Biopharma, start-upit japonez që po zhvillon antitrupat, është Honoka Kiso dhe ajo që e lidh atë me këtë risi në mjekësi është një përvojë personale që ajo ndan në faqen e internetit të kompanisë:

“Kur isha në shkollë të mesme – thotë ajo – Kam humbur 2 dhëmbë për shkak të një problem në nofull dhe iu nënshtrova një operacioni që më frymëzoi të bëhesha dentist. Kur shkova në universitet iu nënshtrova një implanti dentar.

Por doja të studioja shkakun e sëmundjes sime dhe të kuptoja se si të rigjeneroja dhëmbët e humbur, kështu që ndoqa shkollën pasuniversitare në 2008 dhe mora pjesë në kërkimin e Dr. Takahashi i cili nisi eksperimentin te minjtë për të vëzhguar efektivitetin e trajtimit.

“Unë dua t’u ofroj këtë terapi pacientëve,” thotë Kiso e cila ka shpresa të mëdha se do të testohet te njerëzit./L.F-dritare.net

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *