Biznesmenët që paguan miliona euro haraç te Liri Berisha pasi burri i saj kryeministër u dha pasuritë publike. A do t’a hapë SPAK dosjen e korrupsionit të fondacionin me skemën e pikturave?

Mes skemave korruptive të Familjes Berisha, jo rastësisht non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, më flagrante dhe banale është ajo e Liri Berishës me fondacionin e saj, të cilin e ktheu në një model korrupsioni dhe lavatriçe pastrimi parash, gjatë kohës kur bashkëshortin Sali Berisha e kishte kryeministër.

Nëse Argita kishte vedosur traun për çdo biznesmen që kërkonte të zgjidhte ndonjë hall në qeveri, duke i marrë 3 %, nëse Shkëlzeni kishte legalizuar punën e sekserit duke deklaruar qindra mijëra euro që u merrte biznesmenëve për t’u mbaruar punë te babai kryeministër dhe nëse dhëndri Jamarbër Malltezi u vinte syrin tokave në Tiranë dhe i kthente në sheshe ndërtimi me firmën e vjehrrit kryeministër, Liri Berisha përdori fondacionin e saj dhe emrin e madh Nënë Tereze për t’u marrë haraç biznesmenëve për firmën e burrit të saj kryeministër, i cili u kishte kaluar para dhe pasuri publike në vlerë qindra milionë euro.

Vetëm gjatë mbrëmjes së 13 tetorit 2012, një rreth biznesmenësh, të cilët favorizoheshin nga qeveria Berisha, i paguan Liri Berishës mbi gjysmë milioni euro. Paratë kalonin përmes bankës së Familjes, Intesa San Paolo Bank, e cila i dha Shkëlzenit 1.8 milionë euro kredi me kolateral fiktiv për të ngritur fabrikën e boronicave në Gërdec.

Biznesmenët hynë në garë duke blerë gjoja në ankand piktura modeste dhe mediokre, me vlera të mëdha, si kontribute për fondacionin e zonjës Liri Berisha për fëmijët autikë, por paratë, pasi kalonin në një mekanizëm jo transparent, dyshohet se përfundonin në xhepat e Argitës dhe Shëlzenit, duke i investuar në pasuri të palujtshme, histori për të cilën do flitet në vijim.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *