do_shortcode('[rt_reading_time]')

Lulëzon pastrimi i parave, 220 raste të zbuluara brenda një viti; si tentoi një zyrtar i lartë të fshehë 2.1 mln dollarë

Shperndaje ne:
Koha e leximit: 4 min.

Një funksionar në një institucion shtetëror, i cili është arrestuar vjet për shpërdorim detyre dhe lidhje të mundshme me krimin e organizuar, së bashku me familjen e tij, brenda 7 vitesh kanë nënshkruar kontrata porosie duke investuar në pasuri të paluajtshme…

Lulëzon pastrimi i parave në vend. Agjencia e Inteligjencës Financiare (ish-Drejtoria e Pastrimit të Parave) ka publikuar raportin vjetor të vitit që lamë pas dhe bën me dije se ka zbuluar plot 220 raste të pastrimit të parave, të cilat janë referuar pranë autoriteteve.

Ndër rastet e dërguara në Prokurori, peshën kryesore e zënë rastet e dërguara në Prokurorinë e Posaçme të cilat përbëjnë 57% të totalit, e më tej në Prokurorinë e Tiranës rreth 23% dhe për pjesën tjetër vërehet një shpërndarje e rasteve në Prokuroritë e rretheve Durrës, Fier, Lezhë, Berat.

Krahas dërgimit të rasteve në Prokurori dhe Polici gjatë vitit 2023 ka pasur edhe 18 raste të dërguara në DPT të konkluduara me dyshime për evazion fiskal, fshehje të ardhurash apo shkelje të tjera të legjislacionit tatimor. Përveç dërgimit të rasteve të reja, me rëndësi mbeten edhe informacionet vijuese apo të dhënat e reja të lidhura me çështje të dërguara më herët, të cilat i shërbejnë trajtimit të rastit nga organet kompetente”, thuhet në njoftim.

Por nga të dhënat që ka publikuar ky organ, bëhet me dije se ka dhe zyrtarë të përfshirë.

Një funksionar në një institucion shtetëror, i cili është arrestuar vjet për shpërdorim detyre dhe lidhje të mundshme me krimin e organizuar, së bashku me familjen e tij, brenda 7 vitesh kanë nënshkruar kontrata porosie duke investuar në pasuri të paluajtshme si njësi shërbimi dhe apartamente në vlerë totale rreth 1.5 milion dollarë. Po ky zyrtar ka porositur po në të njëjtën kompani ndërtimi disa prona së bashku me një ortakun e tij me vlerë 600,000 USD, të cilat i ka paguar paraprakisht, duke thënë se burimi i të ardhurave është “fitimi nga biznesi dhe të ardhurat e siguruara nga emigracioni”. Në total, zyrtari sipas Agjencisë së Inteligjencës Financiare ka pastruar 2.1 milionë dollarë.

Rasti konkret:

Shtetasi X, funksionar në një institucion shtetëror, në vitin 2023 u arrestua për shpërdorim detyre dhe lidhje të mundshme me krimin e organizuar.

Gjatë hetimeve të organeve ligjzbatuese rezultuan raste të abuzimit të mundshëm me detyrën, të kryera ndër vite nga shtetasi X, prej të cilave dyshohet se ka përfituar shuma të mëdha të parash.

AIF ka kryer verifikime nga ku rezultoi se për një periudhë 7 vjeçare shtetasi X dhe familjarë të tij të ngushtë (nëna, babai, vëllai, motra), kanë nënshkruar kontrata porosie duke investuar në pasuri të paluajtshme si njësi shërbimi dhe apartamente në vlerë totale rreth 1.5 milion USD, pranë të njëjtës shoqërie ndërtimi C.

Vërehet se kontrata e porosisë e lidhur nga shtetasi X dhe bashkëshortja e tij, ishte në vlerë më të ulët se vlera e saj reale dhe deri diku e justifikueshme krahasimisht me burimin e ligjshëm të të ardhurave të tij. Nga analiza e detajuar financiare ka rezultuar se vlerat për porositjen e pasurive janë paguar nga shtetasi X dhe familjarët e tij gjatë periudhës 2015 – 2018 përmes një sërë depozitimesh që luhaten në vlerat 5,000–30,000 USD. Fondet janë depozituar pranë llogarisë bankare të shoqërisë së ndërtimit C, në një bankë të nivelit të dytë në vend, me frekuenca, data apo orare që përputheshin ose përafroheshin mes njëri tjetrit.

Burimi për fondet e investuara në pasuri të paluajtshme është deklaruar të ardhurat e biznesit dhe të ardhura të përfituara nga emigracioni.  Nga verifikimet mbi bizneset e tij, ka rezultuar se në vitin 2010, shtetasi X së bashku me 3 shtetas të tjerë, ka themeluar shoqërinë tregtare XY me objekt “import – eksport të produkteve ushqimore, industrial dhe investime në fushën e ndërtimit etj”.

Pas një periudhe disa vjeçare, shtetasi X ia shet pjesën e vet të aksioneve njërit prej ortakëve shtetasit Z, me të cilin ka edhe lidhje familjare. Në këtë biznes rezulton i lidhur edhe vëllai i shtetasit X, shtetasi Y, në rolin administrativ. Për sa i përket familjarëve rezulton se vetëm i vëllai ka regjistruar rishtazi një subjekt Person Fizik. Të ardhurat e fituara nga këto biznese janë mini- male, por edhe qarkullimi në tërësi është i ulët.

Nga analiza e mëtejshme e kryer edhe për anëtarë të tjerë të rrethit familjar të shtetasit X, përfshirë dhe shtetasin Z, ka rezultuar se në të njëjtën periudhë kanë lidhur kontrata porosie me të njëjtën shoqëri ndërtimi C, në vlerë totale rreth 600,000 USD, po ashtu të paguara paraprakisht, në të njëjtën periudhë, me depozitime në llogarinë bankare të shoqërisë së ndërti mit pranë të njëjtës bankë me shtetasin X, ku si burim kanë deklaruar të ardhurat e siguruara nga emigracioni.

Nga verifikimet nuk rezultojnë të ardhura për të justifikuar asnjë prej investimeve të kryera në pasuri të paluajtshme nga ky shtetas dhe familjarët e tij. Në tremujorin e parë të vitit 2023, u vu re se shtetasi X dhe familjarët e tij të ngushtë (nëna, babai, vëllai, motra), kanë nënshkruar kontrata të njëpasnjëshme revokimi të këtyre kontratave të porosisë.

Për sa më sipër duke marrë në konsideratë:

 Hetimet për veprimtari kriminale të ish nëpunësit të shtetit;

 Investime në pasuri të paluajtshme, në vlera të konsiderueshme nëpërmjet nënshkrimit të kontratave të porosisë, familjarisht, në mënyrë të njëpasnjëshme, me të njëjtën shoqëri ndërtimi;

 Pagesa me para në dorë dhe me frekuencë të njëjtë, në të njëjtën kohë, në të njëjtin institucion bankar nga familjarë dhe shtetasi X;

 Burimin e pajustifikuar të të ardhurave për investimet e kryera;

 Kërkesa për revokimin e kontratave të pasurisë gjatë periudhës së hetimit, me qëllim shmangien e  ekuestrimit të tyre. Rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.

Për këtë rast janë nxjerrë urdhra bllokimi nga AIF, të cilat janë shoqëruar me vendime sekuestrimi nga Prokuroria.

Related Posts

Ganja, Kurtit: Do të mbetesh në histori si rrenc, ti veç nder s’ke – je turpi i këtij vendi

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “rrenc”. Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme,…

Rama e Zelensky të buzqëqeshur, përqafimi i dy liderëve që “vodhi” vëmendjen në…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Kryeministri i vendit Edi Rama, i cili ditën e djeshme ndodhej në Budapest, i ka dhuruar Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky një përqafim…

Përfitojnë mbi 800 mijë emigrantë, lajm i mirë vjen nga marrëveshja Shqipëri-Greqi

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Qeveria shqiptare dhe ajo greke kanë rinisur kontaktet për një marrëveshje mes dy vendeve për njohjen e pensioneve. Ambasadorja shqiptare në Athinë,…

Ndryshimi drastik/ Temperaturat zbresin nën zero në Shqipëri, ja qyteti më i ftohtë për…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Pas datës 11 nëntor marrin fund ditët me diell dhe temperatura të larta. Sipas SHMU-së, moti në orët e mëngjesit të së…

Berisha paralajmëron Turjan Hyskën: Mos e merr tokën në Lukovë, nuk do ta gëzosh…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Sali Berisha ka bërë një paralajmërim të fortë ndaj moderatorit të njohur Turjan Hysko, duke e këshilluar që të mos pranojë të…

Kur do bjerë dëbora e parë në Shqipëri? Sinoptikania zbulon surprizat e motit: Ditën…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Kemi përpara një javë dinamike që do i ketë të gjitha: Diellin, rrebeshet e shiut, stuhi detare e madje edhe dëborë në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *