Zyrtari nga Kosova, ’dashuri të çmendur’ me 60 vjeçaren nga Shqipëria! Lidhja përfundoi në vjedhje dhe shantazh!

Zyrtari i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prizrenit në Kosovë, Elbasan Shoshaj, është përfshirë në një konflikt me një 60-vjeçare shqiptare, emigrante në Itali.

Shoshaj po akuzohet se e ka shantazhuar 60-vjeçaren shqiptare me të cilën ka pasur lidhje dashurie.

Rrëfimi i saj zbulon raportin e tyre, që nisi si ‘dashuri e çmendur’ dhe përfundoi me dhunë, vjedhje e shantazh, shkruajnë mediet e Kosovës. Gruaja që krijoi lidhje dashurie me Shoshajn ka deklaruar në një emision se është takuar tri herë me të, pasi kishin komunikuar përmes rrjeteve sociale për rreth 1 vjet.

Në takimet e tyre, ajo ka rrëfyer se i ndodhi ajo që nuk e priste, për këtë kishte kërkuar edhe ndihmën e Policisë në Shqipëri, por që nuk kishte arritur ta ndiqte penalisht pasi u kthye në Itali. 60-vjeçarja ka treguar se si e la burrin dhe më pas u martua me një të moshuar italian, por që pas një kohe u njoh me Shoshajn.

Ajo e akuzon atë se ia vodhi paratë kur u takuan, e madje ia ka shpërndarë të gjitha fotografitë që ia kishte dërguar, por edhe e ka filmuar nudo.

Takimi i parë mes tyre ishte zhvilluar në Shqipëri, ku kishin qëndruar bashkë në një hotel në Tiranë, por para se ajo të kthehej për në Itali, thotë se u përballë edhe me dhunë.

“Në gusht shkova në Shqipëri dhe thash ta takoj, ta njoh. Atje ndodhi gjithçka. Ky ishte i çmendur pas meje. Pas një viti e realizuam takimin e parë. Nuk e njihja si njeri. Qëndruam bashkë në hotel, në Tiranë. Javën e fundit që do të ikja unë, më vodhi lekët, mi shkatërroi valixhet, mi preu rrobat, pantallonat e shkurtra. M’i mori të gjitha dhe iku në Prizren. Më pas erdhi prapë. Më nxiu, më dhunoi sepse donte të flinte në dhomë me mua. Ma mori telefonin, iku në Prizren. Më ka bërë foto lakuriq, në dush, jam duke u çmendur. Fotot e mija m’i mori dhe i shpërndau. Kjo ngjarje ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2023.”

Gruaja në fjalë e kishte denoncuar rastin në Policinë në Shqipëri, por ka deklaruar se nuk ka arritur që të merret me rastin pasi shkoi sërish në shtetin italian.

Megjithatë, ajo rrëfen se kishte vendosur që të shkonte pas një kohe në Prizren, ku ka thënë se qëndroi për disa ditë.

“E mora Policinë, por kisha një javë kohë që të kthehem. E lash dhe erdha në Itali. Por ai vazhdoi. Shkova më pas në Prizren dhe nejta 4-5 ditë, e mora telefonin dhe disa gjëra. I kisha 900 euro dhe m’i mori që t’i mbante ai. Shumë keq u soll me mua. Isha e dashuruar edhe unë…Tre herë jemi takuar. Më ka shkatërruar, filmuar në dhomë, nudo… dhe i ka shpërndarë kudo. Ai është një njëri i çmendur…”.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *