“Zoti më çoi 2 engjëj, japin dashuri pa kushte”- Arta Bajrami zbulon se dy fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: S’jam dorëzuar kurrë! Do i qëndroj deri në frymën e fundit

Këngëtarja Arta Bajrami ka zbuluar se dy fëmijët e saj më të vegjël, Ideali dhe Elektra janë diagnostikuar me spektrin e autizmit.

Artisja u shpreh se diagnostikimi i fëmijëve të saj me spektrin e autizimit është bërë vonë, ndërsa shtoi se po marrin trajtim. Arta Bajrami rrëfeu se Zoti i ka dërguar dy engjëj që i japin dashuri pa kushte.

“Dua të tregoj një të vërtetë, është mirë ta dijë edhe publiku. Dua të tregoj një të vërtetë, sepse po e kam një fare ngushtimi kështu që po ballafaqohem në përditshmëri. Ideali dhe Elektra janë diagnostikuar me spektrin e autizmit.

Janë diagnostikuar pak më vonë, pasi fillimisht doktorët nuk kanë dhënë diagnozë të saktë. Unë nuk jam dorëzuar kurrë, ju kemi qënduar mbrapa bashkë me bashkëshortin. Vonë janë diagnostikuar.

Për momentin jam duke i trajtuar në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë, të cilët po e bëjnë një punë shumë të mirë. Tani Zoti mi ka çuar këta dy yje, këta engjëj që japin dashuri pa kusht. Kuptojnë krejt, vetëm të flasin nuk munden ende. Janë të pavarur në gjërat që bëjnë”, u shpreh Arta Bajrami.

Ajo u bëri thirrje nënave që të mos i fshehin fëmijët e tyre, por t’i shoqërojnë kudo, ndërsa shtoi se për shkak të diagnostikimit me autizëm të fëmijëve, shumë çifte kanë shkuar drejt ndarjes.

Arta Bajrami tregoi se vajza e saj e madhe, Viktoria kujdeset shumë për motrën dhe vëllain.
“Nënat mos ti fshehin, ti shoqërojnë gjithkund. Ka raste që për shkak të autizmit çiftet ndahen, nuk mund ta përballojnë, akuzojnë njëri-tjetrit, jo genet e tua. Nuk ka shkak për autizmin. Duhet të punosh në talentin që kanë, duhet t’ua zbulosh.

Ideali është tek numrat, tek matematika. Unë shpresoj akoma për të mirë, mendoj se do të ndryshojnë. I lutem Zotit që të rregullohen, ishalla zhvillohen si gjithë fëmijët e tjerë normal. Ata duhet të jenë të pavarur. Unë do t’i qëndroj deri në frymën e fundit së bashku me bashkëshortin, por kur të na marrë Zoti neve kush do t’i rrijë mbrapa. Shteti duhet të mendojë shumë për ta. Vajza, Viktoria kujdeset për ta”, u shpreh këngëtarja.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *