Zhdukja e shisheve të verës me vlerë 3 milionë euro të Ergys Agasit, shpërthen Fevziu: E tmerrshme! Si nuk ruhet shtëpia e një personi në KËRKIM? Policia është e shitur

Gazetari Blendi Fevziu e ka konsideruar si skandal dhe si diçka të tmerrshme, zhdukjen e shisheve me vlerë 3 milionë euro nga shtëpia e biznesmenit Ergys Agasi, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për abuzimet me tenderat e AKSHI-t.

Më anë të një video në rrjetet sociale, Fevziu deklaron se edhe pse kishte detyrë që të ruante shtëpinë e Agasit, ky i fundit, sipas tij ka pasur mundësi që të shkojë në shtëpi dhe më pas të marrë verërat me vlerë miliona euro.

Gazetari më tej thotë se është e papranueshme që një personi në kërkim mos t’i ruhet shtëpia, ndërsa më tej hedh akuza ndaj policisë, pasi sipas tij, ose është e shitur, ose është out.

“Nuk e di të qeshësh apo të qash! Kjo histori është, nuk e di. Kisha vendosur që mos ta përdorja Instagramin tim për gjëra politike, duke menduar që politika ishte e gjitha në emision, po kjo ishte skandal sot. Nuk po them për tendera, për çështjen e Ballukut dhe AKSHI-t, si vidhej dhe çfarë bëhej, se me këto merret SPAK-u, por gjëja më e tmerrshme ishte ajo e mbrëshme. Policia merr urdhër të arrestojë një person që është në kërkim nga SPAK-ku, me vendim të GJKKO. Nuk e gjen Ergys Agasin, por jo vetëm kaq, personi kthehet të nesërmen, ose ai vetë ose çon dikë, dhe merr shishet e verës që kishte lënë në shtëpi. Ja 3 milionë euro thonë mediat, Pra jo vetëm që se kapin personin, por iu merr edhe verën që kishte lënë aty. Tani unë se kuptoj, një person në kërkim dhe mos i ruash shtëpinë, të shohësh kush hynë dhe kush del, dhe të shohësh që ngarkon edhe shishet everës, kjo është të qash ose të qeshësh, nuk e di dmth. Ose është policia e shitur ose janë komplet out. Kjo është një histori e tmerrshme”, thotë Fevziu në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Kujtojmë që koleksioni i verave me vlerë 3 milionë euro, i cili u konstatua nga agjentët e BKH-së, është zhdukur nga shtëpia e Ergys Agasit. Policia ka shpallur në kërkim kushëririt e Agasit, Eno Agasin për zhdukjen e verës.

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *