‘Zhaku’ dhe historiania Elena Kocaqi hapin parti: Do bëjmë revolucion në zgjedhje!

Vetëm pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare dhe duket se është krijuar një parti e re. Bëhet fjalë për partinë “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, e cila është themeluar nga Inida Gjata, e njohur me emrin e artit “Zhaku” dhe historiania Elena Kocaqi.

Më shumë detaje për projektin e saj ka dhënë vetë Gjata, në një intervistë të dhënë për emisionin ‘Studio Live’. Edhe pse nga Gjermania, ku jeton prej vitesh me partnerin e saj, Irida “shpalosi” planin e partisë së saj, por gjithashtu sulmoi partitë e vjetra.

Ndër të tjera ajo u shpreh e sigurt se partia e re do të bëjë revolucion dhe do të ketë një fitore të sigurt në zgjedhje. Duke qenë e qartë në qëllimet e saj, ka vendosur edhe rikthimin e saj në Shqipëri për t’ju dedikuar politikës me kohë të plotë.

“Mjafton të shohësh si vijojnë me të njëjtën retorik dhe se si shahen me njëri –tjetrin këta të opozitës, janë të degraduar si Berisha, Meta. E gjithë kjo klasë politike e kalbur ka shkatërruar shpresat dhe besimin tek shqiptarët dhe tek ata të diasporës. E kanë trajtuar vendin si ta kenë të trashëguar nga babai. Ne do të fitojmë në mënyrë spektakolare. Këta e kanë lakun në fyt, sepse janë shkatërrimtar, kriminelë, kanë shkatërruar çdo gjë. Shih njerëzit që kanë ata përreth, janë njerëz pa ide. Ne do të bëjmë revolucion. Ne se kemi betejën me partitë e vogla, ata kanë rrugëtimin e tyre nuk do kenë ne do të zgjedhim hallet e popullit. Ne e kemi filluar mbledhjen e firmave, që kur vendosëm që ta bëjmë bashkë këtë, na u bashkuan shumë personalitete, Elena kishte kohë që e kishte nisur mbledhjen e firmave dhe njerëzit prisnin që të vinte momenti i duhur. Firmat i kemi mbledhur, por duam që të kemi mbi numrin e kërkuar dhe jemi duke kontaktuar me aktivist dhe me njerëz që duan të na mbështesin dhe me shqiptar që janë gati që të vijnë që të votojnë. Po do të rikthehem. Ne jemi duke u organizuar në një mënyrë tepër efektive, ka shumë fryte ky organizim dhe do të kthehemi me intelektual dhe njerëz që e duan vendin. Unë vet këtë dua që të realizojë këtë projekt”, tha ajo.

Por kush është “Zhaku”?

Inida Gjata nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar. Zhaku, dikur pjesë e mediave dhe portaleve për reagimet dhe mendimet e saj ndryshe, prej pak vitesh jeton në Gjermani së bashku me bashkëshortin e saj.

Ishte viti 2017, kur Zhaku ndau me publikun lajmin se ajo dhe partneri gjerman ishin martuar, ndonëse postimet e çiftit në rrjetet sociale janë të rralla e të pakta.

E në mesin e postimeve të punës e të përditshmërisë, në fund të vitit 2019 u vu re një detaj në “Facebook”-un e artistes, që ngriti dyshimet se ajo mund t’i ketë dhënë fund martesës.

Por vetë zbuloi se një ndarje kishte pasur, por dyshja ishin kthyer sërish bashkë.

Madje, sipas saj, ngjarja ka qenë një gjë pozitive pasi tanimë e ka forcuar akoma më shumë raportin e tyre në çift. Të dy, kanë sjellë në jetë një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Amon. “Kisha nevojë të shihja veten time pa Kristjanin.

Nisa një master, u mora me veten time. Kisha një shtëpi me kopësht dhe u kujdesa për të e pija kafen aty. Ne takoheshim njëherë në disa muaj, flisnim por më rralë. Kishim kontakt, kishte momente që mesa duket fillonin plagët e vjetra. Kishte gjëra që mes nesh duheshin sqaruar.

Ne kemi 11 vite bashkë, dhe kemi një histori shumë të bukur bashkë. Nuk e krahasoj dot asnjë mashkull me Kristjanin.

Derisa kur u diksutua përfundimisht divorci kuptuam se ajo që ndodhte mes nesh ishte si të të hiqnin një pjesë nga shpirti dhe se nuk mundeshim dot. Na iku truri, na iku petulla Bieta. Ishte Kristjani që mori avionin,” tregonte Zhaku disa vite më parë në një intervistë.

Me Dakar, ajo në fillim qëndroi e lidhur në Shqipëri dhe pastaj u vendosën si çift në Gjermani. Ata ishin edhe bashkëpunëtorë, duke realizuar produksione muzikore si kënga “E paparaparë”, e publikuar në vitin 2012. Më herët, ajo kishte publikuar edhe vetë një këngë, “Censura”, e sipas titullit, sigurisht që teksti ka disa terma “+18”.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *