Vucic “kalon në paranojë”: SHBA dhe Turqia po armatosin shqiptarët e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka lëshuar akuza të forta duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia janë të përfshira drejtpërdrejt në armatosjen e shqiptarëve në Kosovë, me qëllim, sipas tij, kërcënimin e Serbisë dhe cenimin e integritetit të saj territorial.

Gjatë një fjalimi përpara ambasadorëve të huaj, Vuçiç deklaroi se “amerikanët po i armatosin hapur dhe pa asnjë mëdyshje shqiptarët në Kosovë dhe Metohi”, ndërsa shtoi se edhe Turqia po dërgon armë të rënda dhe pajisje të tjera ushtarake. Sipas tij, ekziston “një qëllim i vetëm: kërcënimi i drejtpërdrejtë i Republikës së Serbisë, popullsisë civile dhe strukturave ushtarako-policore”.

Në të njëjtën dalje publike, Vuçiç akuzoi Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë se po krijojnë një “aleancë ushtarake” kundër Serbisë. Ai vuri në pikëpyetje të drejtën e këtyre shteteve për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, duke pretenduar se marrëveshjet ushtarake janë zgjeruar edhe me Slloveninë dhe se po tentohet përfshirja e Bullgarisë.

Deklaratat e Vuçiç vijnë në një kohë kur Serbia, sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), ka shpenzuar rreth 2.2 miliardë dollarë për ushtrinë vetëm gjatë vitit 2024, ose 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke qenë vendi me investimin më të madh ushtarak në rajon.

Kujtojmë këtu se tensionet në rajon janë përshkallëzuar ndjeshëm vitet e fundit. Ngjarja më e rëndë mbetet sulmi i armatosur në Banjskë më shtator 2023, ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës. Përgjegjësinë e mori Milan Radoiçiç, i cili ende nuk është ndjekur penalisht në Serbi.

Paralelisht, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për terrorizëm ndaj vëllezërve Viqentijeviç dhe Igor Dimoviç, të dyshuar për shpërthimin në kanalin ‘Ibër-Lepenc’

Sipas aktakuzës, vëllezërit Viqentijeviç dyshohet se kanë vendosur eksplozivin që dëmtoi kanalin, një vepër e konsideruar akt terrorist.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *