Vrasja e babait nga fëmijët e tij/ Çobani: Prindërit të kthejnë gishtin nga vetja….

Ngjarja në Durrës, ku 3 fëmijët bashkëpunuan për vrasjen e babait të tij ka tronditur mbarë vendin. Për të folur për këtë ngjarje, juristja Eni Çobani është shprehur në një intervistë për Klan News se nëse fëmijët bëjnë veprime të tilla, prindërit duhet të vënë gishtin tek vetja.

Eni Çobani: Nëse do të kemi të rinj kaq gjakftohtë është një dramë shoqërore. E kam thënë dhe do të vazhdoj ta them, është roli i prindërimit. Prindërit po harrojnë se kanë një rol të jashtëzakonshëm, rolin kyç në formimin e fëmijëve. Nëse fëmijët bëjnë veprimet të tilla, ne duhet ta kthejmë gishtin nga vetja. Këto janë të frymëzuara nga situata të caktuara familjare. Vënia e gishtit tek shkolla, tek qeveria, tek ministria, janë më të largëta se familja. Familja po pëson një regres të jashtëzakonshëm. Këto fenomene janë të pritshme sepse në një realitet agresiv të një familje të tillë, çfarë presin ne? Fëmijë që të respektojnë prindërit? Ata rriten me urrejtje dhe konflikt kundrejt njëri apo tjetrit. Gishti është nga vetja. Djemtë dhe vajzat i eduktojmë ne, shoqëria ka një ndikim të jashtëzakonshëm, por përsëri kur ai djali kthehet në shtëpi dhe mban erë të ndonjë substance, ajo nëna e përgjegjshme ngrihet në këmbë dhe vë alarmin dhe po nuk u bë kjo, do të shikojmë ngjarje, ndoshta dhe më të rënda se kjo e sotmja.

Justistja Çobani thotë se në karrierën e saj prej 28 vitesh në Shqipëri, vëren me shumë dhimbje se shoqëria shqiptare është bërë “më e vogël”, teksa ka shtuar se kjo ka ardhur pasi disa vese kanë përkeqësuar familjet.

Eni Çobani: Në këto 12 vite të një transmetimi publik që bëj, por njëkohësisht dhe të një jetë të gjatë në sistemin juridik prej 28 vitesh në Shqipëri, vërej me shumë dhimbje fakte, të cilat ne në fillesat tona të futjes në sistem nuk i kemi pasur. Kemi rënie të familjes, shoqërisë, komunikimit, jemi bërë akoma dhe më të vegjël, ndoshta edhe disa vese që kanë përkeqësuar shoqërinë shqiptare.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *