VIDEO/ Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj, nuk ka Tirana luksin për të pasur kryetarin në burg

Kryeministri Edi Rama në përmbyllje të konferencës në Kryeministri komentoi dhe situatën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj të paraburgosur tashmë prej gati 1 viti.

Rama tha se këto janë rastet tipike që dëshmojnë problematikat e sistemit të drejtësisë sot me rastet e larta të paraburgimit në raport me të dënuarit.

Rama tha se edhe sot që flasim, ende nuk është e qartë se çfarë ka bërë Veliaj ndërsa e krahasoi me rastin e Hashim Thaçit dhe me kryetarin e bashkisë së Tropojës.

“Rast tipik i asaj që thash përpara. I kyçur në qeli pa gjyq. Ndërkohë vazhdon kërkimi i provave. Unë akoma nuk e kam marrë vesh se çfarë ka bërë konkretisht. Nuk e kam kuptuar se çfarë ka bërë.

Korrupsion në kuptimin e fjalës nuk kam parë. Përjashto rastet e veprave të rënda që përfshihet dhe korrupsioni në flagrancë, që përsëri është padiskutim fare e natyrshme që të përfundojë në paraburgim, të gjitha rastet e tjera duhet të jenë shumë të argumentuara.

Unë argumente përveç sesi i thotë Këshilli i Evropës nuk kam parë. Siç ja bënin Hashim Thaçit, rrezik për intimidim. Po nëse del i pafajshëm çfarë do ndodhi? Kush ia kthen ato vite mbrapsht? Në fund të ditës ka një akuzë që nuk e pranon populli i vet?

Marrin kryetarin e bashkisë së Tropojës, e rrasin brenda jo ke firmosur jo nuk ke firmosur. Ne kemi numrin e paraburgosurve 94 në 1000 veta në mos gabohem. Belgjika e ka 10 dhe ka më shumë kriminalitet se Shqipëria, por është vend demokratik.Duke qenë se është kryeqyteti, as Tropoja nuk e ka luksin ta ke të arrestuar kryetarin e Bashkisë. U bë viti dhe ka deri në zgjedhje dhe 1 vit e gjysmë. Unë e bëra një provë që t’i jepnim Tiranës një kryetar bashkie. Nuk funksionoi se GJK tha Tirana e ka një kryetar, në rregull po ku e ka?”, tha Rama.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *